INA edhe sivjet ndër mediat e vetme shqiptare të akredituara në OKB (FOTO)

0

Agjencia e lajmeve INA është riakredituar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork si ndër mediat e vetme dhe të pakta shqiptare dhe ato të rajonit edhe për këtë vit.

INA vijon të jetë një media e besuar dhe e vlerësuar në selinë e OKB-së, e cila ndjek punimet e kësaj organizate botërore përmes gazetarit dhe korrespodentit të saj nga themelimi, Beqir Sina, që njihet një nga emrat e respektuar dhe të mirënjohur të gazetarisë së diasporës në SHBA.

Edhe sivjet Sina ashtu sikur nga viti 2008 përfaqëson INA – Iliria News Agency në selinë e Kombeve të Bashkuara.

“Jemi krenar që tashmë njihemi edhe në OKB, dhe jemi në listen e agjencive prestigjioze botërore të akredituara. Ky është një sukses që na bën neve krenar dhe vijojmë punën tonë, pavarësisht shumë sfidave”, thekson Naser Pajaziti, drejtues i INA.

INA – Iliria News Agency (www.ina-online.net) u themelua në vitin 2006, ndërsa edhe sot vijon të jetë një nga mediat më të besueshme dhe e cituar nga shumë media dhe institute ndërkombëtare me lajmet dhe analizat e saj. Sivjet mbushen  15 vjet nga themelimi i saj dhe në këtë përvjetor ekskluzivitet do të jetë intervista me sekretarin gjeneral të OKB-së, António Guterres. (INA)