“INA” sponsor i KF Milano nga Kumanova për moshat e reja

0

Agjensia e Lajmeve INA do të jetë sponsor medial i KF Milano, gjenerata 2009/10, nga Kumanova. Pronari i agjencisë INA, gazetari i njohur Naser Pajaziti, në llogarinë e tij në facebook ka publikuar fanellat e reja të KF Milano me llogon e portalit të tij.

Ndryshe, në kuadrin e shkollës së futbollit Milano veprojnë mbi 10 gjenerata të ndryshme, të cilat me shumë sukses garojnë në liga të ndryshme të Maqedonisë së Veriut në futboll./Gazeta Lajm/