INATI SHQIPTAR në Portën e Stambollit!

Picture of INA
INA

26/04/2025

Prof. DR Sunaj Raimi

Sipas një gojëdhëne të vjetër, që daton nga koha e Perandorisë Osmane, në Portën e Stambollit qëndronte një pllakë mermeri ku ishin të shkruara disa këshilla sugjeruese, shumë të rëndësishme për qytetarët e tij.
Aty ishin gdhendur rreth 20 këshilla pragmatike, të cilat i paralajmëronin qytetarët nga disa rreziqe ‘taksirati’, që mund ta zinin çdokend. Njëri prej tyre porosiste kështu” RUAJUNI NGA INATI I SHQIPTARIT”! Sot, kur po dëgjoj në TV-Lajme se formimi i Qeverisë së Re të Kosovës nuk po mund të formohet, sepse për të gjashtën herë nuk po votohet zgjedhja e Kryeparlamentares Albulena Haxhiu, po e kuptoj vërtetësinë e kësaj këshille të dhimbshme të Stambollit! Është fakt i pamohueshëm se i gjithë ky proces jetik për Kosovën, po dështon për një arsye të vetme – për punë inati! Si nga ana e Albinit, i cili megjithëse e ka kuptuar se Albulena nuk i kalon, ai për inati të ‘refuzuesve’ nuk e jep ndonjë propozim tjetër, i cili mund edhe të kalojë. Por, njësoj ndodh edhe me opozitën, e cila mu për inati të tij, me kryeneçësi nuk e voton propozimin e LVV. Nga kjo rrjedh përfundimi logjik i se dështimi i këtij procesi të rëndësishëm sociopolitik të Kosovës, sikur edhe i shumë punëve tjera për përparimin e gjithmbarshëm të kombit tonë, burimin e ka pikërisht te INATI SHQIPTAR, të cilin ves të tjerët na e kishin identifikuar para 500 vjetësh, kurse ne edhe pas kaq shekujve, akoma s’po mundemi ta flakim ate, duke i vuajtur pasojat e ndryshme nga ajo!
Zoti na ndihmoftë e na drejtoftë!

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË