Inaugurohet rruga “Ibrahim Rugova” në Shkup, Osmani: Çairi do të jetë përjetë i nderuar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/04/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës sot në Shkup mori pjesë në përurimin e një rruge me emrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova në komunën e Çairit.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu si dhe bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, që shpalosën pllakën e kësaj rruge.

“Çairi do të jetë përjetë i nderuar, që po e përjetëson emrin e presidentit Rugova në këtë rrugë dhe padyshim se kjo tabelë me këtë emër është udhërrëfyese jo vetëm e rrugës, por edhe e veprës së presidenti Rugova. Ju vërtetë e keni hijeshuar komunën tuaj sepse emrat e rrugëve janë pasqyrë e historisë, kulturës dhe e identitetit tonë kombëtarë”, theksoi presidentja Osmani.

https://fb.watch/k9Zi4M0SCl/

Më pas, e shoqëruar nga kreu i komunës, Ganiu, ambasadori i Kosovës, Qehaja, nënkryetari i BDI-së dhe deputeti Izet Mexhiti vendosi lule te shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, te busti i Hasan Prishtinës dhe pllakës së Nënë Terezës, si dhe vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSHM).

Ndërkaq në selinë e Ambasadës së Kosovës, presidentja Osmani siç thuhet në njoftim, do ta dekorojë post-mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina”, liderin ikonik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Arbën Xhaferi, i cili shquhet edhe për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve kudo.

Presidentja Osmani po ashtu do ta dhurojë po ashtu një kontingjent librash për bibliotekën në gjuhën shqipe në Manastir.

Pas Shkupit, presidentja Osmani vijon vizitën në Tetovë. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

INFO

NA NDIQ