Incident në Preshevë, një i vdekur

0

Një incident i dhunshëm ka ndodhur mbrëmë në Preshevë, ku një person ka ndërruar jetë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në afërsi të tregut të vjetër në Preshevë, ku si pasojë e një përleshje fizike një person ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Abdurrahman Shefirin i njohur si Meni Presheva, i cili nga lëndimet e rënda nuk i ka mbijetuar plagëve, përcjell INA.

Deri tani nuk dihen motivet e këtij incidenti të rëndë, që ka shqetësuar banorët e Preshevës. (INA)