Incidenti në “East Gate”, sulmuesi ende s’është gjetur! Pivovarov: Nëse vazhdohet kështu, një ditë do të bëhemi Kolumbi

Picture of INA
INA

30/10/2023

Kaloi gati një javë, policia ende nuk ka arritur ta gjej sulmuesin i cili shtiu me armë zjarri në QT “East Gate”, një hapësirë e mbuluar përplot me kamera. Vladimir Pivovarov, profesor universitar dhe ish-oficer i zbulimit, në “21Analizë” tha se sulmuesi e ka pasur shumë të lehtë të arratiset jashtë shtetit, andaj shtoi se policia duhet të ketë satelitët e saj.

“Nga momenti i ngjarjes deri në veprimin e policisë gjithsesi se kalon një kohë e caktuar. Ja për shembull të marrim cilindo kufi. Më së afërti, për 10 minuta arrin në kufirin me Kosovën, për 20 minuta arrini në kufirin me Serbinë, flas në mënyrë ilegale mund të kalohet kufiri. // (2.04) Shumë do të ishte më mirë nëse policia do të kishte satelitë dhe në çdo vend do të mund t’i konfirmonte këto pika”, deklaroi Pivovarov.

Kohën e fundit ka pasur disa përplasje me armë në mes grupeve mafioze në Maqedoni, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk është zbardhur. Pivovarov thotë se nëse vazhdohet kështu një ditë do të bëhemi Kolumbi.

“Nëse flasim për narko-klanet, sepse nga ajo që në opinion ishte e qasëshme, flitej për një narko-klan, për tjetër narko-klan, dmth flitej për një luftë në mes vete, për të marrë forcën, gjegjësisht kontrollim më të madh të territorit dhe normalisht deri te harxhuesi i fundit të arrihet malli i kërkuar narkotik, të paguhet dhe të bëhet ai profit kriminel. Megjithatë për këtë çështje duhet seriozisht të bëhet strategji nacionale. Nëse punët vazhdojnë kështu, ne do të ngatërrohemi dhe mos dashtë Zoti një ditë do të bëhemi Kolombi”, tha Pivovarov.

Pivovarov shtoi se është normale që policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët sepse, siç tha, këtë e bëjnë shumë vende në Europë dhe në Botë. Ndryshe në incidentin e 24 tetorit në shënjestër ishte Rade Trajkovski-Shtekli i cili mbeti i plagosur bashkë me shoqëruesin e tij.

TË FUNDIT

Ja kush janë deputetët e rinj

U zgjodh kryetari i Keshillit të Qytetit të Shkupit, ja kush është?

Sali a do të jetë në vend të Mexhitit, Mickoski nuk e konfirmon?

Pse askush nuk i qëndron pranë Luana Vjollcës në palestër?

Kasami: Punohet për shkrirjen e VLEN-it në parti politike

Mallkimet e Heronjve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË