India e ndalon me ligj “divorcin e menjëhershëm” të myslimanëve

0

Ligjvënësit indianë, të martën, miratuan një projekt-ligj që i jep fund praktikës myslimane të divorcit të menjëhershëm, dy vjet pasi Gjykata Supreme vendosi se ajo shkelte të drejtat kushtetuese të grave myslimane.

Ministri i ligjit, Ravi Shankar Prasad, tha se miratimi i projekt-ligjit nga dhoma e sipërme e Parlamentit, pasqyron fuqizimin e grave, dhe është në vazhdën e ndryshimit të profilit të Indisë.

Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi projekt-ligjin javën e kaluar.

Ligji do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit nga presidenti i Indisë, që është më shumë një akt formal.(REL)