“iNews”: Shqipëria mes shtatë destinacioneve alternative për pushime verore të lira

Picture of INA
INA

27/01/2024

Po planifikoni pushime verore në plazh? Kurseni para dhe shmangni turmat duke u larguar nga vendet e preferuara të Mesdheut dhe duke shkuar drejt destinacioneve më pak të njohura, shkruan Richard Collett në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”.Harroni Korfuzin apo Bregun e Amalfit, pasi këtë vit parashikohen çmime më të larta dhe turma vizitorësh në Greqi dhe Itali.

Në vend të këtyre ne ju rekomandojmë të zgjidhni plazhet buxhetore të Shqipërisë.

Nëse jeni mërzitur me kostot e larta në Costa del Sol, atëherë ka ardhur koha të vizitoni brigjet më pak të njohura të Shqipërisë, Polonisë, Rumanisë dhe madje edhe Gjeorgjisë.

Nga Baltiku në Detin e Zi, ne kemi përmbledhur shtate destinacionet e lira të plazhit për vitin 2024 ku përfshihen Vlora, Shqipëri; Provinca Pomerania, Poloni; Batumi, Gjeorgji; Ishujt e Turqisë; Vama Veche, Rumani; Marsa Matruh, Egjipt; Smiltyne, Lituani.Vlorë, Shqipëri

Me plazhet me rërë të bardhë që shtrihen në detin Jon, Riviera Shqiptare po bëhet shpejt destinacioni i plazhit të Evropës Jugore.Qyteti i tretë më i madh në Shqipëri, Vlora ka një shëtitore rreth 5 kilometra të veshur me palma, plazhe me rërë të bardhë dhe mbetje betoni të bunkerëve komunistë.

Eksploroni limanet e fshehura të Gadishullit të Karaburunit dhe Parkut Kombëtar Detar të Sazanit me udhëtime me varkë në plazh, ose me biçikletë në plazhin dhe Lagunën e Nartës, ku një komunitet grek kujdeset për një manastir ishull të shekullit të XIII.

Shkëputuni nga dielli, deti dhe rëra me një shëtitje në qytetin e vjetër të Vlorës duke u zhytur nëpër shekujt e historisë greke, romake, bizantine, osmane dhe shqiptare.

Vlora është dy orë larg me makinë nga Tirana.

Udhëtimet me varkë kushtojnë 21,40 paund dhe vendqëndrimet private si “Hotel Liro” vetëm për të rritur ofrojnë luks me çmime buxhetore, dhoma dyshe për 65 paund.

TË FUNDIT
1 orë
Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët
1 orë
Leku e ka nisur i fortë edhe tetorin, kursi i euros pranë niveleve më të ulëta historike
1 orë
Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes. Rekord në Europë
11 orë
Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave
19 orë
Ulja e marzhës nuk vërehet në terren, qytetarët: Çmimet e produkteve janë të larta

ME TE LEXUARA

1 orë
Leku e ka nisur i fortë edhe tetorin, kursi i euros pranë niveleve më të ulëta historike
1 ditë
Në Budapest sot nënshkruhet kontrata për borxhin gjysmë miliardë euro
1 orë
Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët
1 ditë
Kursi valutor sot në Maqedoni, sa shkon euro, dollari dhe franga (TABELA)
24 orë
Shtrenjohet jeta për çdo muaj në Maqedoninë e Veriut
22 orë
Durmishi: 100 ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve
21 orë
Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!
19 orë
Maqedonia e Veriu nënshkroi, merret huaja prej 500 milionë eurove nga Hungaria

LEXO MË SHUMË

ksamil saranda

Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët

leku-shqiptar

Leku e ka nisur i fortë edhe tetorin, kursi i euros pranë niveleve më të ulëta historike

Foto:Ilustrim

Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes. Rekord në Europë

pare-euro

Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave

supermarketet-800x445

Ulja e marzhës nuk vërehet në terren, qytetarët: Çmimet e produkteve janë të larta

denar-600x360

Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut shkon rreth 9 miliardë euro!

Gordana Dimitrieska-Koçoska huaja hungari

Maqedonia e Veriu nënshkroi, merret huaja prej 500 milionë eurove nga Hungaria

kazino lotari

Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!

besar durmishi

Durmishi: 100 ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve

INFO

NA NDIQ