Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare

Picture of INA
INA

20/05/2024

Sunaj Rahimi

Ka të ngjarë që infeksioni politik i disa mediave shqiptare (sidomos në Kosovë e Shqipëri), kohëve të fundit ka filluar t’i lodhë kokat e njerëzve tanë të rëndomtë. Kjo dukuri neveritëse mund të vërehet nëpërmes dy momenteve specifike: e para, se çdo lagje e ka analistin e vet politik që del në TV; dhe e dyta, se çdo mbrëmje në ‘menytë’ e televizioneve tona jepen vetëm emisione me debate politike monotone, me tipare neurotike përplotë me fyerje e zhargon primitiv rruge! Por, ç’është e vërteta, këto emisione kuazipolitike ia shkaktojnë dy fenomene të dëmshme shoqërisë tonë: e para, e shkaktojnë gërditjen e rinisë tonë për të shikuar televizion në mbrëmje (kuptohet, përveç kur emitohet Ferma apo Përputhen!), sepse atyre asgjë tjetër interesante nuk i ofrohet; dhe e dyta, averzionin ndaj çdo gjëje që lidhet me politikën, e cila si rrjedhojë ka humbjen e interesimit të popullatës që t’i përcjellë ngjarjet socio-politike që janë jetike për çdo shoqëri normale, përfshi ketu edhe tonën! Gjithë kësaj situate groteske po i ndihmojnë edhe debatet e dështuara të disa (b)analistëve politik, të cilët pa lexuar asnjë libër për Teoritë Sociopolitike, marrin guximin të na tregojnë se çfarë do të jetë ‘gjeopolitika globale e të nesërmes’! Mesazhi im për të gjitha mediumet shqiptare, kudo që ato veprojnë do të ishte: mbrëmjeve, kur shumica e njerëzve tanë pushojnë dhe shikojnë TV, të ofrojnë më shumë emisione nga fusha e kulturës, artit, historisë, shkencës dhe teknologjisë. Kështu njerëzit jovetëm që do t’i zgjerojnë horizontet e kulturës së tyre të përgjithshme, por do të munden edhe ta qetësonë trurin e lodhur nga torturat e panelistëve politikë, të cilët në masën më të madhe akoma nuk e krijuan një kulturë të komunikimit në TV!

TË FUNDIT
3 ditë
Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë
5 ditë
Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë
6 ditë
Shkundja "FLontit" dhe kush po i ha "GURABIJAT"!
1 javë
Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!
1 javë
Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

IMG_2927

Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë

muhamer pajaziti

Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë

Naser Pajaziti

Shkundja “FLontit” dhe kush po i ha “GURABIJAT”!

fejzi hajdari

Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!

muharrem salihu

Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Shqipëria e përmbytur nga turistë qoftesh e jo milionash…!?

isabel alende

Isabel Alende: Pse njerëzit janë lodhur nga demokracia dhe po përqafojnë diktaturat

urim hasipi

Me marrëveshjen e Ohërit është thyer ëndrra e shqiptarëve

adnan azizi

Strofulla e fundit e maskarenjëve është “patriotizmi”

INFO

NA NDIQ