Infektologu Hamdi Ramadani: Gripi sezonal i ngjashëm me Covid-19

INA
INA

09/01/2024

Infektologu, Hamdi Ramadani ka folur lidhur me përhapjen e shpejtë të gripit në këta dy muajt e fundit dhe lidhur me atë se a ekziston rreziku i kthimit të COVID-19.

Ai tha se muaji dhjetor në Kosovë u shënua me qindra raste të gripit sezonal, teksa simptomat goxha të rënda të këtij gripi tha se mund të shfaqen në situata më ekstreme.

Tutje, Ramadani tha se COVID-19 është i ngjashëm duke shtuar se edhe OBSH-ja ka paraqitur një valë të re të COVID-19, që quhet omikron, e cila po përhapet me shpejtësi në SHBA, Kinë, Indi, e për të cilën tha se mundësia është shumë e madhe të jetë edhe në vendin tonë.

“Kohëve të fundit ju e dini që në shumë vende edhe në vendin tonë kemi paraqitje të një sërë rasteve të sëmundjes ose gripit sezonal, ose gripit epidemik, grip ky cili mendoj po prek edhe moshat e reja, por për fat të keq edhe moshat e shtyra dhe po shkakton edhe telashe në kuptimin e shëndetit edhe rasteve më të rënda”, ka thënë Ramadani.

“Gripi sezonal është një sëmundje klasike ku çka quajmë sezonale, dhe sezoni kryesor i paraqitjes së këtij gripi ishte muaji që e quajmë ne muaji dhjetor dhe janar dhe gjasat ishin që situata ende kështu më ta quajmë më e mirë, pasi që ju e dini se ekziston tanimë tash e sa vite vaksina shumë e mirë kundër gripit sezonal që quhet vaksinë anti-gripoze, vaksinë e cila mendoj është edhe e certifikuar nga OBSh-ja dhe të gjitha organizmat ndërkomëbtar e cila ka treguar rezultate të jashtëzakonshme edhen në ndaljen e rasteve më me sëmundje edhen në ndaljen e ndërlikimeve dhe të hospitalizimeve dhe të një rreziku të shëndetit”, deklaroi ai në Info Magazine.

Ai tha se nëntipi “Omicron” COVID-19, deri tash sipas OBSh-së nuk ka shkaktuar vdekshmëri, por që ka mundësi që ky nëntip të agresiohet.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

osmani taravari

Sondazh: Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

Bojmacaliev

Bojmacaliev: Me letërnjoftim e vjetër do të mund të udhëtohet edhe në Bosnje e Hercegovinë

divorc tradheti

Rajoni i Tetovës: Vitin e kaluar 482, para dhjetë viteve tri herë më pak divorce!

bojan mariciq maricic

Mariçiq: Stevo Pendarovski është kandidati me shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane

INFO

NA NDIQ