Infermieria dhe etika e përgjegjësisë profesional

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi,
ekspert i shëndetësisë

Rasti aktual i shkeljes se moralit dhe etikës profesionale në dëmtimin shpirtëror dhe shëndetësor të banores së pambrojtur nga infermierja pa dinjitet profesional dhe njerëzor, prek thellë karakterin e mjekësisë dhe betimit human.

Një sjelle e papranuar në shoqërinë e trojeve shqiptare, e ndërtuar në baza juridike, sociale dhe humane, dënohet rreptësishtë nga kodeksi dhe etika e infermierisë.

Sulmi fizik dhe psikik i banorës se moshuar e cila është jetësisht e varuar nga ndihma dhe kujdesi i infermieres, shkaktoi një reaksion të madh, me ndjenja emocionuese tek popullata shqiptare. Ky dëmtim i integritetit, lirisë dhe të drejtës për të jetuar pa dhunë, cenohet dhe konfiskohet nga Infermierja e pa shpirt e cila shkelë me vetëdije të plotë të gjitha përgjegjësitë e saj personale, profesionale, etike dhe morale.

Ky fenomen arrogant cenon vlerat e mburrjes kombëtare, duke qenë e njohur se e dëmtuara mban në vete vlefshmërinë e kontributit të lirisë të cilën ne e gëzojmë, si nëna e dëshmorit të flijuar për Republikën e Kosovës.

Prandaj, infermierët duhet të demonstrojnë vlera etike profesionale si respekti, drejtësia, ndjeshmëria, besueshmëria, kujdesi, dhembshuria, besueshmëria dhe integriteti.

Përkufizim i kodit Ndërkombëtar të Infermierisë, është parakusht i pranimit të profesionit human.

Kodi ndërkombëtar i etikës për infermierët është miratuar për herë të parë në vitin 1953 nga Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN). Që atëherë, Kodi është rishikuar dhe konfirmuar disa herë. Këtu përfshihen sjelljet dhe detyrat profesionale ne kontributin e pashmangshëm të njerëzve me nevoja shëndetësore dhe jetësore.

Kodi është zhvilluar si një udhëzues për të vepruar sipas vlerave etike dhe nevojave sociale. Sipas ICN-së, ai “mund të bëjë vetëm drejtësi për rëndësinë e tij në një shoqëri multikulturore në ndryshim si një dokument i gjallë, i aksesueshëm për infermierinë dhe i përdorur në kujdesin shëndetësor. Nëse do të arrihet ky synim, kodi duhet të kuptohet, të brendësohet dhe gjithmonë të jetë i ndërgjegjshëm dhe të zbatohet nga infermierët në të gjitha aspektet gjatë periudhës së trajnimit dhe gjatë gjithë jetës së tyre të punës.“