Informacion i rëndësishëm për shqiptarët në Zvicër

0

Me rënien e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19, Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka shpallur sot hapin më të madh lehtësues në krizën pandemike deri më sot.

Në vazhdim, me pak fjalë, një përmbledhje e të gjitha aktiviteteve që, pas vendimit më të ri do të lejohen dhe atyre që vazhdojnë të mbeten të ndaluara.

Ndalimi i tubimeve me mbi pesë veta është hequr. Nga 30 maji, lejohen grumbullimet spontane me maksimalisht 30 persona, shkruan albinfo.ch. Kjo vlen veçanërisht në vendet publike, shtigjet e ecjes dhe në parqe.

Ngjarjet me deri në 300 persona: Nga 6 qershor ngjarjet private dhe publike me deri në 300 persona janë përsëri të mundshme. Këtu përfshihen ngjarje familjare, panaire tregtare, koncerte, shfaqje teatrore apo shfaqje filmike, por edhe mitingje politike, transmeton albinfo.ch Hapat e ardhshëm për ngjarje me deri në 1000 njerëz do të mefrren më 24 qershor. Por, ajo që është pothuajse e sigurt, ngjarjet me mbi 1000 persona, ku hyjnë sidomos ndeshjet e futbollit, mbeten të ndaluara deri në fund të gushtit.

Drita e gjelbër për kohën e lirë dhe turizmin: Nga 6 qershori do të jenë përsëri të hapura hekurudhat malore, teleferikët, kampet dhe ofertat tjera turistike. Sigurisht, të njëjtat rregulla të higjienës dhe distancës duhet të zbatohen në hekurudhat malore ashtu si në transportin publik, përcjell albinfo.ch. Po ashtu do të lejohen të punojnë: Kazinot, parqet argëtuese, kopshtet zoologjike dhe kopshtet botanike ashtu, si dhe pishinat, ambientet e Wellness-it, ndërmarrjet erotike dhe prostitucioni.