Informacion për publikun në lidhje me procesin e shitjes së biletave, Shqipëri – Serbi

Picture of Ina Online
Ina Online

01/06/2025

Federata Shqiptare e Futbollit është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët që duan të ndjekin nga stadiumi ndeshjen shumë të rëndësishme Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Faza e aplikimit për bileta

Faza e aplikimit për bileta është hapur më 15 maj dhe ka qenë e hapur për 15 ditë, deri më 30 maj në orën 20:00, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit.
Çdo aplikues ka pasur të drejtë të aplikojë për të blerë deri në katër bileta.
Procesi i përzgjedhjes – short elektronik

Nga 31 maj deri më 2 qershor, zhvillohet shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë.
Çdo person i përzgjedhur do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal, për të vijuar më pas me blerjen e biletave.
Numër i lartë aplikimesh

Deri më tani janë regjistruar mbi 200,000 aplikime, që tregon interesin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë ndeshje.
Do të zbatohen filtra sigurie dhe verifikimi për të eliminuar:

o aplikime të dyfishta apo të dyshimta,

o llogari të krijuara enkas për spekulim ose abuzim,

o dhe për të siguruar që çdo individ të ketë vetëm një mundësi të drejtë.

Siguri dhe identifikim personal

Çdo biletë do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër, dhe në hyrje të stadiumit, Policia e Shtetit do të verifikojë ID-të për përputhshmërinë me të dhënat e biletës.
Ky sistem ndihmon në garantimin e sigurisë dhe në shmangien e abuzimeve.
Lufta kundër spekulimit dhe tregut të zi

Kjo procedurë ka ndihmuar në minimizimin apo edhe eliminimin e dy fenomeneve të dëmshme:

o platformave ndërkombëtare që blejnë bileta në sasi dhe i shesin më shtrenjtë online,

o si dhe të ashtuquajturit “tregtarë të biletave” që operojnë në mënyrë të paligjshme me para në dorë.

Një model i ngjashëm me UEFA-n

Ky është një model i njëjtë me atë të UEFA-s në rastet kur kërkesat janë jashtëzakonisht të larta, si në finalet e Champions League, Europa League, Conferece League apo Kampionateve Europianeve, ku aplikohet gjithashtu shorti elektronik i rastësishëm për përzgjedhjen e tifozëve.

TË FUNDIT

Osmani: Ndryshimi VLEN: Përfaqësimi i vërtetë vjen, dikush mund të arratiset!

Taravari kritikon qeverisjen aktuale: VLEN u shndërrua në përpjekje të dështuar

Trump në Dhomën e Situatave ndërsa të gjitha sytë janë te ajo që SHBA do të bëjë më pas

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË