Informaliteti në “institucionet shqiptare” të Maqedonisë së Veriut

ina-online
ina-online

21/10/2023

Shkruan: Fitim Nuhiu

Para ca kohësh, sapo botova librin tim me poezi, dhe unë si autor, si zakonisht, mendova t’ia dërgoja 3-5 libra disa bibliotekave të qytetit, në mënyrë që të jetë i disponueshëm edhe për lexuesit e bibliotekave përkatëse, që nuk arrijnë ta sigurojnë librin nëpër librari.

Fillimisht, ia dhurova bibliotekës së qytetit të Preshevës “Mehmet Jusufi”, gjë që pavarësisht që njihemi edhe personalisht me të gjithë stafin e institucionit në fjalë, ishte sekretari, ai që i pranoi dhe i protokoloi duke më dhënë një fletë-dëshmi të aktit të dhurimit të këtyre librave, gjë që tregon profesionalizmin dhe formalitetin zyrtar që duhet të ketë secili institucion shtetëror për çdo detaj, dhe sigurisht edhe për këtë akt dhurimi librash.

Krejt ndryshe më ngjau te biblioteka e komunës së Çairit në Shkup. Aty sapo hyra, një vajzës që punonte aty, i kërkova që të më informojë nëse libri im i parë që ia pata dhuruar para 5 viteve është kategorizuar për lexim dhe është futur brenda korpusit të kësaj biblioteke, por ajo më priti duke më thënë: nuk e di unë, shko shih vet në raftet e librave, ndoshta mund ta gjesh. Shkova ta kërkoja, normalisht duke kërkuar inicialet e mbiemrit N, por pa sukses, nuk ishte atje.

Ia thashë këtë gjë asaj punëtoreje, mirëpo shiheshte që ishte e hutuar dhe s’dinte si të më përgjigjej, ndoshta përshkak që s’janë mësuar t’iu kërkojë dikush llogari, apo ndonjë libër rekomandimi, etj. Sidoqoftë, më tha: prit derisa ta thërras përgjegjësin.

Prita, kur pas 10 min erdhi një burrë i moshës së mesme duke më përshëndetur ngrohësisht. Ia thashë hallin tim, filloi të gërmoj në ca dosje, e më pas në kompjuter dhe më tha që nuk figuron askund ky libër që po e kërkon. Ia thashë se unë jam autori i këtij libri që po e kërkoj dhe jam i shqetësuar se ku ka përfunduar libri im që kam dhuruar 3 libra, dhe fatkeqësia është që nuk më keni dhënë asnjë dëshmi të këtij akt dhurimi atë kohë.

Më tha: më vjen keq, s’di ku mund të ketë përfunduar. U zhgënjeva shumë, me thënë të drejtën, nga joprofesionalizmi i tyre institucional, dhe ndërkohë i kisha edhe 3 libra të tjerë autorial që sapo kisha botuar që kisha ndërmend t’ia dhuroja përsëri, dhe ia thashë, e si mund të sigurohem që librat e rinj, mund të përfundojnë si halli i librave të parë. Më tha, të siguroj unë personalisht, me dorën në zemër, që do të katalogohen dhe do të jenë para lexuesve së shpejti.

Më ofroi kafe miqësisht, e falënderova duke ia refuzuar. I kërkova që të më jep ndonjë fletë-dëshmi. Më tha, në rregull është dhe s’më dha asnjë gjë. Halli im ishte se gabimi i parë ishte duke u përsëritur prapë, dhe më dëshiroi një ditë të mbarë, duke mos më dhënë asnjë fletë-dëshmi të këtij akt-dhurimi librash.

Deri kur me këto informalitete nëpër institucione tona kulturore, e veçanërisht të librit… sidomos mendësia e punonjësve shqiptarë që janë vartës por edhe në krye të shumë institucioneve të Maqedonisë së Veriut?

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arsim zekolli2

Emerimi i Talatit për ‘techno-PM’, është konform statusit të BDI-së

Xhelal Zejneli

PISA 2022

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

Fatmir Besimi

PAKOJA E NËNTË E MASAVE ANTIKRIZË

orhan ibrahimi

“Talat Xhaferi- njëqind ditë Kryeministër”!

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

gir-geer-euroambasadori

Për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

ylli manjani

Amerika dhe amerikanllëqet tona…

Daut Dauti

Planet për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri

INFO

NA NDIQ