Informatikani: Sulmi kompjuterik ndaj INSTAT pa rrezik për të dhënat bankare, por kujdes

Picture of INA
INA

02/02/2024

Bankat dhe institucionet publike janë vazhdimisht objektiv i sulmeve kibernetike, të cilat herë kanë për synim të vjedhin të dhëna konfidenciale e ndonjëherë shkaktojnë dëme të mëdha financiare për qytetarin ose vetë institucionet bankare.

Hakerimi, piratimi kompjuterik i parave dhe të dhënave, u diskutua të premten në studion e “Mirëmëngjesi Shqipëri” me ekspertin e informatikës, Said Duleviç.

Vetëm një ditë më parë, Instituti i Statistikave ishte preja e radhës e hakerëve, të cilët pretendojnë se kanë siguruar më shumë se të dhëna statistikore të shtetit shqiptar.

“Mendoj se të dhënat bankare nuk rrezikohen, sepse ato janë pjesë e institucioneve private, pra databaza e tyre nuk shpërndahet me institucionet shtetërore. Ajo që duhet të na shqetësojë në raste të tilla është dalja e të dhënave, siç janë adresat, numrat e telefonit,” u shpreh z. Duleviç.

Vjedhjet përmes kartave bankare janë një fenomen global që shqetëson organet e rendit dhe financiare. Z. Duleviç tha se një vektor rreziku mbeten vetë bankomatet e instaluara në vendet publike.

“Bankomatet janë makineri dhe mbrapa tyre është një kompjuter. Por përpara se të shkojmë te bankomati është e rëndësishme të kuptojmë që në krahun tjetër ka persona, të cilët shfrytëzojnë çdo mundësi si e si t’u marrin paratë qytetarëve.

Ekziston mundësia e dublikimit të kartave, që do të thotë se ka aparatura që mund të klonojnë procesin kur ti vendos kartën ose vendosin minikamera, të cilat arrijnë të kapin edhe PIN-in e qytetarit. Nëse bëhet ky proces, shumë kollaj mund të shkohet te bankomati i radhës dhe të tërhiqen paratë.

Megjithatë, edhe nëse kjo ndodh nuk është se preken paratë e qytetarit, por të bankës, sepse banka e ka për detyrë të kthejë paratë mbrapsht nëse qytetari bën denoncimin e një transaksioni të dyshimtë me kartën. Transaksionet e fundit duhen parë direkt nga celulari,” tha eksperti.

Për një pjesë të madhe të njerëzve, bota online është e panjohur dhe shumë persona nuk janë të informuar.

“Duhet të jetë detyrë e vetë bankave që të informojnë qytetarët herë pas here me fushata të ndryshme për kujdes të shtuar, për bankomatët e dyshimtë, në rast se shohin lëvizje të tepërta duhet të raportojnë. Të gjitha duhet të vijnë në kuadër të edukimit. Unë kam vënë re vetë personalisht që kur moshat e treta shkojnë te bankomati, mundësisht i kërkojnë ndonjë çuni të ri ta ndihmojnë. Por ky i riu mund t’i bëjë një foto të thjeshtë kartës nga para e mbrapa, mund të shohë edhe PIN-in që përdor i moshuari, dhe në këtë rast mund ta përdorë për blerje online dhe qytetari nuk e di se çfarë po ndodh me kartën e tij,” u shpreh z. Duleviç.

/rtsh.al/

TË FUNDIT
3 orë
Bankat në Maqedoni rrisin komisionet, për tre muaj kanë fituar mbi 4 milionë euro
6 orë
Sot mblidhet KES-i! A do të pranohet kërkesa që paga minimale në Maqedoni të bëhet 450 euro?
1 ditë
Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët
1 ditë
Leku e ka nisur i fortë edhe tetorin, kursi i euros pranë niveleve më të ulëta historike
1 ditë
Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes. Rekord në Europë

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

banka sportel

Bankat në Maqedoni rrisin komisionet, për tre muaj kanë fituar mbi 4 milionë euro

denar-600x360

Sot mblidhet KES-i! A do të pranohet kërkesa që paga minimale në Maqedoni të bëhet 450 euro?

ksamil saranda

Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët

leku-shqiptar

Leku e ka nisur i fortë edhe tetorin, kursi i euros pranë niveleve më të ulëta historike

Foto:Ilustrim

Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes. Rekord në Europë

pare-euro

Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave

supermarketet-800x445

Ulja e marzhës nuk vërehet në terren, qytetarët: Çmimet e produkteve janë të larta

denar-600x360

Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut shkon rreth 9 miliardë euro!

Gordana Dimitrieska-Koçoska huaja hungari

Maqedonia e Veriu nënshkroi, merret huaja prej 500 milionë eurove nga Hungaria

INFO

NA NDIQ