Informimi joetik dhe mjeshtria në fshehje dhe falsifikim?!

0

Prof.dr. Bashkim Idrizi

Informimi joetik i Alsat-M konfirmohet me Vendimin e Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni, i cili konstatoi se Alsat-M ka shkelur nenin 1 të Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë, sipas të cilit … Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente…!

Në fund të muajit të kaluar, publikisht deklarova se do të zbuloj krim dhe falsifikim të ISHA-së, të cilat me mjeshtëri përpiqet t’i fshehë inspektori duke përdorur Alsat-M, sipas parimit “sulmi është mbrojtja më e mirë”. Mirëpo, për hir të së vërtetës, i posedoj dokumentet me nenshkrimet e tyre ku është falsifikuar identiteti im profesional, duke shënuar dëshmi të rreme gjoja se prof.dr. Bashkim Idrizi është doktor i shkencave të ndërtimtarisë dhe prandaj ai nuk mundet të jetë profesor i hartografisë! Me këtë rast publikisht parashtroj pyetjen, cili është roli i gazetares dhe kryeredaktorit të Alsat-M?! Me vetëdije ose pa vetëdije, me ose pa arsye, me ose pa prapavijë, ata u pozicinonuan për të mbuluar falsifikim dhe krim nëpërmjet shpifjeve?
Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, konfirmohet titulli i publikimit të CIVILMEDIA “Лажните вести – моќно и опасно оружје” (Lajmet e rreme – armë e fuqishme dhe e rrezikshme), në raportin e tyre mbi forumin “Справување со дезинформациите – …” (Ballafaqimi me dezinformacionet – …) https://civilmedia.mk/lazhnite-vesti-mokno-i-opasno-oruzhje

Në fund të vendimit të Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni, Aslat-M obligohet ta publikojë vendimin në përputhje me nenin 18 të Rregullores së punës së Komisionit të Ankesave, sipas të cilit televizioni duhej ta publikojë vendimin brenda 3 ditësh. Ndër të tjera, në nenin 18 të rregulloger shënon: “KEMM-i do të kërkojë nga shkelësi që të shpallë vendimin në vendin e njëjtë ku ka qenë i publikuar edhe teksti/artikulli me të cilin është shkelur Kodeksi. … Nëse vendimi nuk publikohet në afat prej 3 ditëve, në formë elektronike, atëherë dërgohet informacion deri te të gjitha mediat lidhur me vendimet e marra, me rekomandim për t’u publikuar. …”
Edhe pse Alsat-M duhej ta publikojë vendimin brenda 3 ditësh, sipas informacioneve që posedoj unë, edhe pas 3 javësh vendimi nuk është shpallë në vendin e njëjtë ku ka qenë i publikuar edhe teksti/artikulli me të cilin është shkelur Kodeksi. Nëse vendimi është shpallë në lajmet e tyre dhe ueb faqen www.alsat-m.tv e unë nuk kam aritur të siguroj këtë informacion, do të kërkoj falje publike për këtë pjesë të publikimit tim, në të kundërt vihet në pikëpyetje kredibiliteti i raportimit etik dhe të paanshëm të Alsat-M si television kombëtar. Për shkak të mënyrës së raportimit të deritanishëm plot e përplot me keqinterpretime të provave, nuk do t’u jap privilegjin të publikojnë dokumentet me të dhëna të falsifikuara nga “burimi i besueshëm Gjorgji Ilievski”.

Duke respektuar prezumimin e pafajësisë, do të përmbahem nga çdo kualifikim i kryeredaktorit, gazetares, inspektorit dhe Alsat-M si person juridik, të cilëve do t’u jap mundësinë për të justifikuar besueshmërinë e dëshmive të tyre para Gjykatës Themelore Shkup 2 e ndoshta edhe para Prokurorisë Publike Shkup!

Komentet

komentet