Iniciativë për shkarkimin e Besa Ademit?!

Picture of INA
INA

29/11/2023

Javorja “Fokus” dhe portali “SDK.MK” raporton për nismë zyrtare nga Këshilli Gjyqësor për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi. Sipas dyja mediave të cilët thirren në burime brenda këshillit, iniciativa për shkarkimin e Ademit është dorëzuar nga një anëtar, por këshilli nuk ka ndarë informacione nëse një nismë e tillë është e vërtetë ose jo, duke u thirrur në besueshmërinë e procedurës.

“Procedura është e klasifikuar dhe për momentin nuk mund të japim informacione për çështjen në fjalë”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Iniciativa për shkarkim, referuar “Fokus” dhe “SDK.MK” bazohet në nenin 79 të Ligjit për gjykatat, ndërsa në përmbajtje të nismës theksohet qasja e Ademit dhe përgjigjet e saj në intervistën e fundit dhënë për “SDK.MK”.

“Me këtë qasje dhe këto veprime kryetarja e Gjykatës Supreme si anëtare e Këshillit Gjyqësor jo vetëm që ka penguar dhe pamundësuar që Këshilli Gjyqësor të bën punën e tij themelore, por edhe ka treguar mungesë të kulturës profesionale dhe juridike, veprim ky i cili ndikon në uljen e besimit të qytetarëve në gjyqësor duke vepruar (në cilësinë e kryetares së Supremes) në kundërshtim me Ligjin mbi Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për gjykatat”, thuhet në iniciativën për shkarkim.

Alsat që nga 13 nëntori kishte raportuar se për shkak të intervistës dhe denoncimit publik të presioneve politike për rikthimin në fuqi të abolimit të ish presidentit Gjorge Ivanov , Besa Ademi mund të përballet me përgjegjësi, por Këshilli Gjyqësor kishte mohuar një nismë të tillë duke cituar dhe përkujtuar procedurat ligjore se si arrihet deri te shkarkimi i një gjykatësi ose kryetari të gjykatës. Veprimet e këshillit, kryetari i këtij organi Sashko Georgiev i paralajmëroi në konferencën e fundit për media, përkatësisht ditën kur Besa Ademi nuk u paraqit në takimin e punës më 6 nëntor. Georgiev deklaroi se këshilli do të bën gjithçka që është e mundur me qëllim vërtetimin e siç tha ai gjendjes faktike në Supreme, për të konstatuar nëse bëhet fjalë për presion personal ndaj Ademit apo presion kolektiv ndaj gjithë gjykatësve Suprem. Ademi adresoi publikisht shqetësimet e saja si pasojë e presioneve politike që ka Gjykata Supreme dhe anëtarët e saj. Ndonëse nuk e tha drejtpërdrejt, Ademi la të kuptohet se presionet kishin për bazë vendimin e Supremet për mos ta kthyer në fuqi abolimin e ish presidentit Gjorgje Ivanov nga viti 2016, veprim ky që mund ta çonte ish kryeministrin Nikolla Gruevski në amnisti absolute. Për veprimet e këshillit në raport me Besa Ademi, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler në një prononcim për Alsat kishte shprehur shqetësimin e saj për mos përmbushjen e detyrave të parapara me ligj nga ana e Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk

TË FUNDIT
2 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
3 orë
Formimi i Qeverisë, VMRO-DPMNE sot negociata edhe me ZNAM
3 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
3 orë
Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe
17 orë
VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e "kulaçit" qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Australiani kapet në Ohër për grabitje
17 orë
Fronti Evropian parashtron ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
24 orë
Paga mesatare për muajin mars është 40.496 denarë
17 orë
Maqedonia e Veriut në hall për gjykatës, qytetarët me vite kërkojnë epilog për lëndët tyre
24 orë
Policia e Maqedonisë jep detaje për arrestimin e Feros
17 orë
Nano Ruzhin: Mandatari pa vizion të qartë
23 orë
Si po zhvillohen bisedimet për Qeverinë, flet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së
17 orë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

Maksim Dimitrievski

Formimi i Qeverisë, VMRO-DPMNE sot negociata edhe me ZNAM

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

banka sportel

Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

vmro vlen negociata

VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e “kulaçit” qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve

makine elektrike studentet

Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)

nano ruzin

Nano Ruzhin: Mandatari pa vizion të qartë

Drejtesi gjyqi prokurori

Maqedonia e Veriut në hall për gjykatës, qytetarët me vite kërkojnë epilog për lëndët tyre

fronti evropian

Fronti Evropian parashtron ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

INFO

NA NDIQ