Injorimi dhe përbuzja e gjuhës shqipe në Maqedoni

Picture of INA
INA

07/06/2023

Muhamer Pajaziti

Shumë  institucione shtetërore, por edhe biznese private maqedone vazhdojnë ta injorojnë gjuhën shqipe, gjuhën më të lashtë në kontinentin evropian.

Edhe kur vendosin ta përdorin, e përbuzin duke e përkthyer me google translate.Sigurisht se kjo ndodhë për shkak të ngarkesave dhe motiveve të ndryshme nacionale dhe etnike.

Të gjitha këto janë fakte dhe  kjo është një pasqyrë se si trajtohet gjuha shqipe, e cila në bazë të një cope ligji të cunguar, të miratuar në vitin 2018 është zyrtare, por që deri tani asnjëherë nuk u trajtua si e tillë.

Shqipja nuk është e barabartë me maqedonishten sepse në  aktin më të lartë juridik të shtetit nuk emërohet me emrin e saj të vërtetë si “gjuha shqipe” , por si “gjuha që e flasin 20 për qind e popullsisë!”.

Tani që po vijnë ndryshimet kushtetuese, liderishipi maqedon, por edhe ai shqiptarë në qeveri do të bisedojnë për perfshirjen e bullgarëve, ndërsa për shqipen as që do të bisedohet.

Edhe kësaj rradhe termi 20 për qind nuk do të zëvendësohet me fjalët “gjuha shqipe” në Kushtetutë.

Kjo dëshmon edhe për paaftësinë e klasës tonë politike dhe opurtuniste, e cila nuk është në gjendje të mbrojë me argumte as një të drejtë themelore.

Përderisa Evropa e gjen pasurinë e saj tek shumëllojshmëria e trashëgimisë si edhe në zotësinë për të mbledhur në gjirin e saj shtete me gjuhë, kultura dhe tradita të ndryshme,

Maqedonia e papërcaktuar dhe e ç’thurur në çdo pikëpamje të shtetëformësisë, ndjek trendet e diskriminimit dhe nacional-romantizmit të heshtur ballkanik.

Maqedonët  në vend se të mbështeten mbi kodin e komunikimit masiv nëpërmjet gjuhëve, ata ende udhëhiqen nga tendencat diskriminuese.

 Padyshim që gjuhët mund të trajtohen si mënyra perfekte komunikimi, të cilat arrijnë të bashkojnë dhe të krijojnë një mozaik të kultivimit të vlerave të përbashkëta. Kjo ndodhë në të gjitha vendet evropiane, por ne duket se si shtet jemi në një vagon tjetër.

 

Evropa me 24 gjuhë zyrtare, cilat janë arsyet?

Të përkushtuar për integrimin në mes shteteve anëtare, BE-ja në mënyrë proaktive promovon lirinë e qytetarëve të saj që të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën e tyre. Respekti për diversitetin gjuhësor dhe kulturor është mishëruar në Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore të miratuar nga liderët e BE-së në vitin 2000. Ajo nuk mbulon vetëm 24 gjuhët zyrtare të Unionit, por edhe shumë gjuhë regjionale dhe të pakicave që fliten në segmente të popullsisë së saj.

Por çfarë bëjnë maqedonasit, ku është dallimi, a është e vështirë për të gjetur arsyet se pse Bashkimi Evropian ka nevojë për 24 gjuhë zyrtare, e Maqedonia nuk është në gjendje të zyrtarizojë gjuhën e popullit etnik i cili përbën rreth 30 për qind të popullsisë. Arsyet nuk janë vështirë për tu gjetur, ato janë: demokracia, transparenca dhe e drejta për të ditur, të cilat mentaliteti maqedonas nuk dëshiron t’i pranojnë.

Si është e mundur që Bashkimi Evropian legjislacionin e miratuar e boton dhe vë në dispozicion në 24 gjuhë zyrtare, ndërkaq shqiptarët në Maqedoni këtë të drejtë akoma e kanë të mohuar?! Pse edhe Maqedonia nuk respekton parimin themelor të BE që të gjithë qytetarëve të saj dhe përfaqësuesve të zgjedhur t’u ofrojë mundësinë të komunikojnë me institucionet në gjuhën e tyre kombëtare?!

Në Evropë nuk mund të ketë standarde të dyfishta sikur tek ne, në mes të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Anëtarët bullgarë ose grek të Parlamentit Evropian janë në gjendje të flasin në emër të zgjedhësve të tyre në të njëjtën mënyrë si një anëtare nga Gjermania Britania apo Franca.

 

Rasti i Kosovës

Përpos vendeve të Bashkimit Evropian ne kemi edhe raste tjera në rajon, ku edhe gjuhët e pakicave janë zyrtarizuar. Ligji i Gjuhëve i miratuar nga Parlamenti i Kosovës, gjuhën e komunitetin serb i cili përbën rreth 5 për qind të popullsisë e ka përcaktuar si gjuhë zyrtare. Për veç në nivelin qendror, ky ligj si gjuhë zyrtare i llogaritë edhe gjuhët e popujve të cilët përbëjnë më shumë se 3 për qind të popullsisë në komunat e shtetit të Kosovës, pra në nivelin lokal. Ky ligj parasheh edhe shumë beneficione për pakicat kombëtare në shtet.

Janë shembuj dhe argumente para të cilave do të dorëzohet secili, por pse maqedonasit janë aq kokë fortë, çfarë u pengon gjuha shqipe, çfarë u pengojnë shqiptarët. Si do të sillet Evropa ndaj këtij paradoksi, a do ta pranoj këtë shtet shtypës të dhunshëm, me mentalitet të kalbur në BE. Përgjigjen besoje e din secili, por mundet edhe të çuditemi apo befasohemi!?

TË FUNDIT
3 orë
Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros
4 orë
Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut
5 orë
Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor
5 orë
Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë
5 orë
A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

ME TE LEXUARA

14 orë
Vjosa Osmani flet për incidentin në Aeroportin e Shkupit
4 orë
Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut
2 ditë
Situatë alarmante në Kërçovë! Shumë shkolla periferike rrezikojnë të mbyllen (VIDEO)
14 orë
Sondazhi i New York Times: Trump 48%, Harris 47%
3 orë
Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros
2 ditë
33 vjet shteti i Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët, prej atëherë kur nisi?!
14 orë
Viti i ri arsimor, presidenti Begaj mesazh nxënësve: Një brez që përqafon diturinë, ndërton një të ardhme më të mirë
2 ditë
Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real
14 orë
Maqedonia e Veriut shënoi 33 vjetorin e pavarësisë – urime dhe mesazhe për bashkim dhe solidaritet

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240909-200347~2

Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros

IMG_0599

Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

Plenary session- Election of the President of Parliament - First ballot

Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Screenshot_1236

Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë

zgjedhje vota votime maqedoni

A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

blinken

Blinken: SHBA do të vazhdojë të mbështesë RMV-në në rrugën eurointegruese

Glauk Konjufca

Konjufca thotë se emisari i Gjermanisë e “ledhatoi Serbinë”: Rruga është barazia si dy shtete

Arben Taravari

Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime

Christopher Hill Kristofer

Serbia po armatoset, Hill ‘befason’ sërish – çfarë po fshihet pas deklaratave të fundit të ambasadorit amerikan?

INFO

NA NDIQ