Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

Picture of ina-online
ina-online

26/05/2024

Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, pas marrjes së përgjigjes nga Ministria e Drejtësisë tani e ka të qartë nëse mundet të veprojnë ndaj bankave në Maqedoninë e Veriut për (mos) përdorimin e gjuhës shqipe.

Nga Inspektorati për Portalb.mk thanë se do të mbikëqyrin zbatimin e gjuhës shqipe nëpër banka, dhe nëse kjo nuk respektohet, Inspektorati do veprojë.

Nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve në një deklaratë për Portalb.mk nëse do të veprojnë ndaj bankave për mospërdorimin e gjuhës shqipe, theksuan se do të veprojnënë këtë drejtim duke marrë parasysh edhe përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë se bankat dhe personat e tjerë juridikë që ushtrojnë kompetenca publike në përputhje me ligjin gjatë mbledhjes së depozitave dhe burimeve të tjera të kthyeshme të mjeteve duhet ta përdorin edhe gjuhën dhe alfabetin që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik.

“Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve do të mbikëqyrë zbatimin dhe respektimin e dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga ana e bankave dhe nëse konstatohet se bankat nuk i respektojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, atëherë Inspektorati do të veprojë në përputhje me kompetencat e përcaktuara në Ligjin për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve”, thanë nga Inspektorati.

Inspektorati paraprakisht kishte “paqartësi nuk e kishin të qartë nëse mundnin ose jo t’i gjobitin bankat për moszbatimin e gjuhës shqipe. Për këtë ata kërkuan mendim nga Ministria e Drejtësisë, mirëpo ky mendim u vonua dhe i njëjti u bë publik nga Portalb.mk.

TË FUNDIT
2 orë
Presidentja Osmani takoi homologen Davkova
3 orë
Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot
3 orë
VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje
3 orë
Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim
4 orë
Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

ME TE LEXUARA

1 ditë
Taravari: Ligji për ushtrues detyre të kryetarëve të komunave është gati, presim mbështetje
10 orë
Gashi takon sot Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj
1 ditë
Siljanovska Davkova takoi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier
7 orë
Në Kumanovë në maj janë regjistruar mbi 900 nxënës në klasën e parë
1 ditë
Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1718289433212

Presidentja Osmani takoi homologen Davkova

Kuvendi parlamenti maqedoni

Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot

IMG_2957

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

fronti evropian vlen

Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim

ere pluhuri

Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

blerim bexheti

Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

shkupi komunikacion

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

policia-714x420

Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

INFO

NA NDIQ