Inspektorati i Gjuhëve pa paga: Ende asnjë zgjidhje konkrete për punonjësit

Picture of INA
INA

03/06/2025

Drejtori dhe përfaqësuesit e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, sot në Kuvend u takuan me koordinatorët e grupeve parlamentare, me qëllim që të tejkalohet problemi i 17 punëtorëve të cilët tanimë pesë muaj nuk kanë as paga e as sigurim shëndetësor e pensional.

Zgjidhja, shihet te miratimi i ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, por që janë bllokuar në Kuvend për shkak se mazhoranca nuk ka shumicë Badenteri. Për këtë, nevojitet ndihma e Frontit Evropian, por opozita shqiptare nuk pranon të votojë këto ndryshime.

“Nuk është e ndershme që të shantazhohen të punësuarit që këta nuk votojnë prandaj ju nuk merrni rroga. Edhe gjatë miratimit të buxhetit, si organ i veçantë nuk janë paraparë mjete për të marrë rroga këta inspektorë dhe ky institucion. Po u janë paraparë mjete diku tjetër, duke prejudikuar që do të votohet dhe nuk është ashtu. Buxheti planifikohet në bazë të organeve ekzistuese dhe normalisht që nuk do ta kenë mbështetjen tonë për një çështje ligjore që do ta heq statusin juridik”, tha Blerim Bexheti, koordinator i Frontit Evropian.

Megjithatë, VMRO-DPMNE-ja premton se do të ketë zgjidhje, pavarësisht se BDI-ja ka paralajmëruar se nuk do t’i mbështesë ndryshimet ligjore.

“Në pyetje është politika, nuk është dëshira që të zgjidhet problemi i njerëzve. BDI thotë që… BDI mund të thotë çfarë do të dojë, unë ju them si është realiteti. BDI mund të thotë dhe do të vazhdojë të thotë në periudhën e kaluar. Por ju si shumicë parlamentare duhet ta zgjidhni problemin pasi që nuk keni parashikuar që në shtetin tonë ka një institucion që ka ligj të veçantë. Ai institucion është i formuar në bazë të një ligji tjetër që e dini se si është miratuar Ligji për Gjuhët. Megjithatë, ligji është miratuar, nuk mund të kontestohet. Por tani, që të tejkalohet problemi që BDI e ka krijuar realisht në qarkullimin juridik në shtet, po kërkohet zgjidhje dhe do të gjendet zgjidhje”, u shpreh Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE.

Nga VLEN, bëjnë thirrje që të kalohen ndryshimet ligjore me qëllim që të punëtorët të marrin rroga, ndërsa më pas kësaj, të fuqizohet Inspektorati.

“Thjeshtë duhet një vullnet i përbashkët me Badinter ta votojmë këtë shpejtë e shpejtë dhe t’u kalojnë rroga këtyre punonjësve. Inspektorati pas kësaj do të fuqizohet edhe më shumë, duke i dhënë edhe të drejtën për gjoba që nuk e ka pasur deri më tani si i vetmi Inspektorat. Pra, ne premtojmë që me kalimin e kësaj, do të kemi një inspektorat shumë më të fuqishëm se që ekziston për këto momente”, deklaroi Bekim Qoku, koordinator i VLEN.

Nga LSDM, theksuan që situata është krijuar nga padituria dhe panjohuria e procedurave në Kuvend, ndërsa kanë vullnetin që të ulen për të gjetur zgjidhjen. /Alsat.mk

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË