Marketet e zinxhirit “Kipper” në Shkup, por edhe në qytete të tjera të vendit mbrëmë janë mbyllur me shirita të verdhë të Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP), ndërsa inspektorët po kontrollojnë nëse këto markete respektojnë masat e qeverisë për heqjen e marzhit të caktuar për produktet ushqimore bazë, njoftoi portali Skopje1.
As DHP dhe as “Kipper” deri më tani nuk kanë njoftuar për kontrollet në kompani, të cilat vijnë dy ditë pas aksionit të madh të ngjashëm në marketet “KAM”.
Nga DHP , ashtu si ditëve të fundit, thonë se qëllimi kryesor i kontrolleve është që me vendim të Qeverisë të mbrohen qytetarët nga pagesa e taksës për produktet që nuk i nënshtrohen një tarife të tillë.
Sipas portalit që ka publikuar lajmin, kontrolle paralele po kryhen edhe në një sërë marketesh të tjera dhe inspektorët deri më tani kanë konstatuar se një pjesë e marketeve të kompanive të ndryshme në vend ende llogarisin TVSH prej pesë për qind për disa produkte që janë të përjashtuara nga çdo detyrim ndaj shtetit.
“Inspektorët veprojnë sipas raportimeve të qytetarëve dhe inspektojnë e kontrollojnë, kudo që tashmë ka pasur indicie dhe dyshim se ka indikacione për mos respektim të masave. Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP) do të vazhdojë me kontrollet e vazhdueshme në terren për të mbrojtur standardin e qytetarëve. /Skopje1