Inspektorët në terren, po kontrollen çmimet e produkteve

Picture of INA
INA

25/12/2024

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) është në terren dhe kryen kontrolle me qëllim që të konfirmojë se si kanë lëvizur çmimet e produkteve ushqimore bazë në muajt e fundit. Kontrollet zbatohen tek furnitorët, prodhuesit dhe marketet.

Qëllimi, siç informon ISHT, është të bëhet monitorimi dhe analiza dhe të konfirmohet nëse ekziston rritje jologjike e çmimeve te disa prodhues. Pas përfundimit, analizat do të dërgohen në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës me të cilën, siç thuhet, do të vendoset për marrjen e masave të mëtejshme.

“Apelojmë te të gjithë tregtarët, t’i bashkangjiten aksionit dhe të mos e kompensojnë uljen e çmimeve të produkteve nga shporta me rritjen e produkteve tjera ushqimore. Jemi të vetëdijshëm se për një pjesë të produkteve bëhet fjalë për produkte të bursës dhe se nga atje vjen edhe ndryshimi i çmimeve, por megjithatë besojmë se mund të gjendet zgjidhje më e volitshme edhe për tregtarët dhe qytetarët. Nëse tregtarët edhe më tutje vazhdojnë me rritje jologjike të çmimeve, përkatësisht nuk i ulin çmimet e vajit, vezëve, mishit dhe produkteve të mishit, qumështit dhe produkteve të qumështit do të propozojmë Qeveria të marrë vendim me të cilin duhet të ulen çmimet”, thuhet në kumtesë.

Nga ISHT informojnë qytetarët që nëse vërejnë parregullsi të paraqesin në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin 191 ose në www.dpi.gov.mk.

TË FUNDIT

Gjykata sot do të vendosë rreth kërkesës për amnisti të të pandehurve për rastin “Organizatorët e 27 prillit”

Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend

MPJ e Greqisë: Mickoski të mos provokojë, çështja maqedonase është e zgjidhur

Tre të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm zinxhiror

ISHP me detaje: Një person ka vdekur nga SIDA dhe 554 persona jetojnë me HIV në vend

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË