Është privuar nga liria inspektorja e ndërtimit me inicialet L.T, që kohë më parë ishte emëruar nga kreu i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në detyrën e kryeshefes së këtij inspektorati.
Ajo u kap nga policia duke pranuar ryshfet në një nga restorantet e mirënjohura të Kumanovës.
Për këtë rast korruptiv ka reaguar Aleksandar Janev, drejtor i Byrosë për Siguri Publike.
“Ryshfeti nuk duhet të jetë rregull, të gjithë do të përgjigjen për krimin e kryer, ligji është i barabartë për të gjithë. Çdo veprim i paligjshëm do të dënohet siç duhet”, theksoi Aleksandar Janev, drejtor i Byrosë për Siguri Publike, pas privimit nga liria të inspektores së ndërtimit që ka kërkuar ryshfet në Kumanovë.
“Një inspektore ndërtimi nga Komuna e Kumanovës është privuar nga liria, është gjetur duke pranuar ryshfet.
Në fund të muajit shtator, gjatë kontrollit të procesverbalit, ajo ka konstatuar një devijim nga leja e ndërtimit, por për të mos dhënë vendim për ndalimin e ndërtimit tek investitori dhe për të mos paraqitur kallëzim përkatës, fillimisht ka kërkuar ryshfet prej 1500 euro dhe më pas shuma për ryshfet e ka rritur në 4000 euro.
Ky është një rast tjetër që është një tregues se ne po luftojmë kundër ryshfetit dhe korrupsionit pa arsye.
Çdo veprim i paligjshëm do të dënohet përkatësisht, shkruan Janev në Facebook.