Instagram bën ndryshimin e ri

Picture of INA
INA

09/10/2023

Kjo ju jep mundësinë për të ndarë histori me grupe më të vogla njerëzish dhe më shumë kontroll se kush i shikon ‘Story’-t tuaja.

Opsioni i “miqve të ngushtë” në Instagram të jep mundësinë të ndash përmbajtje, vetëm me njerëzit që zgjedh dhe jo me të gjithë ata që të ndjekin. Ky opsion i veçantë ju jep më shumë privatësi, por edhe ndërveprim vetëm me njerëzit që keni zgjedhur. Duke parë që “miqtë e ngushtë” e kanë të drejtën e tyre në aplikacion, Instagrami vendosi të na dhurojë një veçori të re. Zbulimi i funksionit të ri u bë nga kreu i platformës, Adam Mosseri, i cili tha në një transmetim live se Instagram aktualisht po teston aftësinë për të publikuar Stories tuaja në shumë lista të ndryshme të miqve tuaj të ngushtë.

Kjo do të thotë se në një kohë të shkurtër do të jeni në gjendje të krijoni lista me njerëz që ju zgjidhni për të parë një ‘story’ tuajën specifike. “Kjo ju jep mundësinë për të ndarë histori me grupe më të vogla njerëzish dhe më shumë kontroll se kush i shikon ‘Historitë’ tuaja. Si dikush që përdor shpesh miqtë e ngushtë, jam shumë i emocionuar që mund të krijoj lista shtesë të njerëzve në jetën time”-tha Mosseri, duke prezantuar funksionin.

Thjesht do të vendosni një ‘blind’ dhe më pas do të jeni në gjendje të zgjidhni se cila listë e njerëzve mund ta shohin atë. Diçka e tillë mund të jetë e dobishme, por padyshim, ju mund të hutoheni lehtësisht, ndërkohë që duhet të mbani mend dhe të kontrolloni saktësisht se cilët njerëz keni shtuar në secilën listë, për të shmangur çdo keqkuptim. Për momentin ky funksion është në fazë testimi dhe Mosseri sqaroi se nuk e di saktësisht se kur do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

TË FUNDIT
10 orë
Apple dhe Meta kanë diskutuar për partneritet?
10 orë
Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë ‘ndoshta do të zhduken’, por ndoshta sepse ‘nuk duhet të ishin aty’
2 ditë
Ulja e kilometave – problem i madh evropian, vetëm dy vetura janë të mbrojtura!
4 ditë
SHBA akuzon TikTok për shkelje të ligjeve të privatësisë së fëmijëve
4 ditë
Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

ME TE LEXUARA

10 orë
Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë ‘ndoshta do të zhduken’, por ndoshta sepse ‘nuk duhet të ishin aty’
10 orë
Apple dhe Meta kanë diskutuar për partneritet?

LEXO MË SHUMË

meta-logo-1

Apple dhe Meta kanë diskutuar për partneritet?

mira murati

Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë ‘ndoshta do të zhduken’, por ndoshta sepse ‘nuk duhet të ishin aty’

kilometrazh-kilometra

Ulja e kilometave – problem i madh evropian, vetëm dy vetura janë të mbrojtura!

tik tok

SHBA akuzon TikTok për shkelje të ligjeve të privatësisë së fëmijëve

Nvidia

Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

google

Google në hapat e Apple dhe iPhone me Pixel 10

Inteligjenca Artificiale IA

E drejta e autorit dhe përmbajtja e krijuar nga inteligjenca artificiale

nasa2

NASA dhe Boeing shtynë kthimin e astronautëve në Tokë

bill

Bill Gates po kthehet drejt armëve bërthamore

INFO

NA NDIQ