Instagram-i sjell Threads-in për t’i bërë konkurrencë Twitter-it

Picture of INA
INA

05/07/2023

Meta Platforms ka njoftuar se po planifikon të lëshojë për përdorim të gjerë një aplikacion të ri, të quajtur Threads, i cili parashihet të rivalizojë Twitter-in, disa ditë pasi pronari i tij, Elon Musk, u përball me një lumë kritikash, pasi njoftoi për kufizime të përkohshme në leximin e postimeve në rrjetin social.

Threads pritet të jetë në dispozicion për shkarkim të enjten, më 6 korrik, dhe do t’ju mundësojë përdoruesve t’i ruajnë ndjekësit nga platforma amë për publikimin e fotografive dhe videove, Instagram, si dhe të mbajnë të njëjtin emër të llogarisë, sipas faqes së aplikacionit në App Store të Apple-it dhe në Google Play.

Meta ka thënë për AFP-në se Threads është menduar të jetë “rrjet social i decentralizuar, i pavarur, për shpërndarjen e mesazheve me shkrim në kohë reale”.

Ndërkaq, në dyqanet virtuale të aplikacioneve, Threads përshkruhet si “vendi ku komunitetet bëhen bashkë për të diskutuar për çdo gjë, nga temat që ju interesojnë për të sotmen, deri tek ato që do të jenë trend i së nesërmes”.

Threads do t’ju mundësojë përdoruesve “të lidhen direkt me krijuesit e parapëlqyer dhe me të tjerët, të cilëve u pëlqejnë të njëjtat gjëra – apo të krijojnë ndjekës besnikë dhe t’i ndajnë idetë, mendimet dhe kreativitetin me botën”, thekson përshkrimi i aplikacionit në App Store dhe Google Play.

Dalja e Threads-it në treg shihet si konkurrencë e drejtpërdrejtë për Twitter-in, i cili është përballur me një mori episodesh polemizuese, që kur Musk e bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë amerikanë, më 2022.

Javën e kaluar, miliarderi njoftoi një varg kufizimesh të reja në aplikacion, teksa kufizoi numrin e “cicërimave” që përdoruesit mund të shohin çdo ditë, duke nxitur reagime të mëdha nga shumë njerëz në platformë.
Përderisa rrjetet alternative, si Mastodon dhe Blue Sky, kanë përjetuar rritje të numrit të përdoruesve që kur Musk e bleu Twitter-in, asnjë prej tyre nuk ka arritur të sfidojë atë.

Por, Instagram-i tashmë ka qindra miliona përdorues të regjistruar, dhe njihet për lëshimin e veçorive të reja, bazuar në sukseset e mediave tjera sociale.

Më 2016, ai shtoi veçorinë e njohur “Stories”, apo të postimeve që zhduken pas një kohe të caktuar, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së popullaritetit të rivalit Snapchat.

Së voni, veçoria “Reels”, e videove të shkurtra vertikale, po i shërben Instagram-it si mjet për të sfiduar rritjen e përdorimit të TikTok-ut.

Mbërritja e Threads-it në skenën e mediave sociale paraqet një kërcënim serioz për Twitter-in nën udhëheqjen e Muskut, përpjekjet e të cilit për të rritur të ardhurat dhe për të ristrukturuar platformën sipas pikëpamjeve të tij janë ndeshur me kritika të ashpra.

Pasi e bleu kompaninë, në fund të vitit të kaluar, ai largoi nga puna rreth 80 për qind të stafit, dhe ktheu shumë llogari të pezulluara, sikurse atë të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe atë të ueb-sajtit konservator të lajmeve satirike, Babylon Bee.

Qindra reklamues, të shqetësuar nga ajo që u pa si rritje e pranisë së përmbajtjes së dëmshme në platformë, ndërprenë pagimin e reklamave në Twitter, ndërsa dokumentet e brendshme, që i ka parë agjencia e lajmeve Reuters, tregojnë për rënie të aktivitetit nga përdoruesit më aktivë të platformës. /Rel

TË FUNDIT
1 ditë
Po kërkoni një makinë të përdorur deri 10.000 €? Këto modele janë zgjidhja më e mirë
2 ditë
Zhyti botën në ‘black-out’, çfarë është CrowdStrike dhe si u shkaktua ndërprerja globale në sistemin IT
3 ditë
Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore
4 ditë
Elon Musk do të mbështesë fushatën e Trumpit me mbi 41 milionë euro në muaj
1 javë
Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Po kërkoni një makinë të përdorur deri 10.000 €? Këto modele janë zgjidhja më e mirë

LEXO MË SHUMË

vetura golf import

Po kërkoni një makinë të përdorur deri 10.000 €? Këto modele janë zgjidhja më e mirë

haker

Zhyti botën në ‘black-out’, çfarë është CrowdStrike dhe si u shkaktua ndërprerja globale në sistemin IT

otwarcie-txt-uslugami-w-hakera

Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore

Trump Musk

Elon Musk do të mbështesë fushatën e Trumpit me mbi 41 milionë euro në muaj

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit

auto_donald-trump-oval-office1550229304

“Nuk kanë turp!” Trump për Zuckerberg: Nëse bëhem president, do ta dërgoj në burg për një kohë të gjatë

chat-gpt

“ChatGPT” vjen në një pjesë të automjeteve të gjigantit gjerman

wi-fi ruter

Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

Whatsappi do t’ua mundësojë të flisni me njerëz në gjuhë të huaja

INFO

NA NDIQ