Instagram prezanton një funksion të ri për postimin e fotove

INA
INA

05/03/2024

Rrjeti social Instagram së fundmi ka shtuar një veçori të re për përdoruesit e iOS që do ta bëjë më të lehtë postimin e fotove në Story.

Aplikacioni tani vjen me një miniaplikacion që e hap drejtpërdrejt kamerën dhe i lejon përdoruesit të shkrepin foto ose video edhe kur telefoni i tyre është i kyçur.

Kjo veçori u shtua pa bërë shumë bujë. Madje nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga kompania ose pronari i aplikacionit, Adam Mosseri, përcjell Telegrafi.

Miniaplikacioni i quajtur Story Camera është një opsion i mirë për ata që nuk shqetësohen për cilësinë e imazhit, pasi thuhet se kualiteti i fotos që shkrepet me këtë funksion nuk do jetë i njëjti si i një fotoje të shkrepur nga kamera e telefonit.

Funksioni është prezantuar javën e kaluar dhe pritet të arrijë te të gjithë përdoruesit e versioneve iOS 16 ose më të lartë ditëve në vijim.

Ndryshe, Instagram po punon edhe në shumë funksione tjera të reja. Një raport i mëparshëm theksoi se kompania po sjell një veçori të quajtur Friend Map, e ngjashme me Snap Map.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tik tok

TikTok sfidon Instagramin! Gjiganti i rrjeteve sociale bën gati aplikacionin e ri

google maps

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Apple-1

Apple heq aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga Kina

tik tok

Kongresi Amerikan voton pro ndalimit të TikTok në SHBA

intel

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë “të frymëzuar nga truri i njeriut”

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

facebook-meta

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

perdoruesit-e-telegram-mund-te-terheqin-cdo-mesazh-te-derguar-e-madje-biseda-te-plota_5c9920008d185

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings”

nasa-toka-bota-zjarre

Bën kaq nxehtë, sa Toka rrotullohet më ngadalë

INFO

NA NDIQ