Instagram vjen me llogari të veçanta për të miturit me kontroll të rreptë prindëror!

Picture of INA
INA

20/09/2024

ompania Meta ka njoftuar krijimin e llogarive të veçanta për të miturit në Instagram me kontroll më të madh prindëror. Transferimi i adoleshentëve në kategorinë e re të llogarive të adoleshentëve do të përfundojë brenda 60 ditëve në SHBA, Britani, Kanada dhe Australi, si dhe në Bashkimin Evropian në fund të këtij viti. Pjesa tjetër e vendeve do të pasojë në janar.

Instagram do të aplikojë automatikisht cilësimet e reja të ‘llogarive të adoleshencës’ për të gjithë përdoruesit nën moshën 18 vjeç. Përdoruesit e moshës 16 dhe 17 vjeç do të jenë në gjendje të rivendosin vetë cilësimet e tyre të preferuara, por përdoruesve të moshës 13-15 vjeç do t’u kërkohet të marrin miratimin e prindërve për çdo ndryshim që përfshin ndryshimin e rregullave të ‘llogarive të adoleshentëve’.

Meta promovon një përvojë të re, të udhëhequr nga prindërit për adoleshentët dhe premton se do t’i mbështesë më mirë prindërit dhe do t’i sigurojë ata se adoleshentët janë të sigurt me masat e duhura mbrojtëse.

Në veçanti, llogaritë e adoleshentëve do të ndryshojnë mënyrën se si funksionon Instagram, me disa cilësime të aktivizuara si parazgjedhje. Llogaritë do të kenë kontrolle të rrepta mbi përmbajtjet delikate për të parandaluar rekomandimet e materialeve potencialisht të dëmshme dhe njoftimet e heshtjes brenda natës.

Llogaritë do të vendosen gjithashtu në private në vend të publike, që do të thotë se adoleshentët do të duhet të pranojnë aktivisht ndjekës të rinj, ndërsa përmbajtja e llogarive të tyre nuk do të shihet nga njerëzit që nuk i ndjekin.

Rikujtojmë se “Storie-t” në rrjetin social Instagram janë kthyer në mjete të fuqishme për socializim. Ndërkaq, mesazhet direkte (DM) që kanë përjetuar një rritje të madhe, tani ndikojnë edhe në renditjen e postimeve. Në praktikë, sa më shumë të ndahet një postim përmes DM-ve, aq më viral dhe i rëndësishëm bëhet, duke rritur fluksin e shikimeve.

TË FUNDIT
3 orë
BE kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet e përmbajtjes
3 orë
Gmail po ndryshon, prezantohen risitë
3 orë
Nga viti 2025 WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të iPhone
3 orë
OpenAI gati ka dyfishuar vlerën – dhe tani ka një ofertë për punonjësit e saj
2 ditë
Ja në cilat vende çmimi i iPhone 16 është më i shtrenjtë

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

snapchat

BE kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet e përmbajtjes

gmail

Gmail po ndryshon, prezantohen risitë

whats-up

Nga viti 2025 WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të iPhone

openAI

OpenAI gati ka dyfishuar vlerën – dhe tani ka një ofertë për punonjësit e saj

iphone 16

Ja në cilat vende çmimi i iPhone 16 është më i shtrenjtë

openAI

OpenAI do të rrisë çmimin e versionit premium të ChatGPT deri në 44 dollarë në 5 vitet e ardhshme

bill

Bill Gates tregon tri shqetësimet e tij më të mëdha në lidhje me Inteligjencën Artificiale

Elon Musk X twitter

Musk zbulon se cila veçori do të hiqet nga X

Mercedes

Ndërron jetë dizajneri legjendar i Mercedes

INFO

NA NDIQ