Instagrami ridizenjon ekranin e tij bazë

0

Instagram-i po bën ndryshime të mëdha të dizajnit në ekranin e tij për herë të parë në vite.

Sot, kompania njoftoi se po shton skedat “Reels” dhe “Shop” në ekranin e tij kryesor.

Skeda Reels, natyrisht, do t’i çojë përdoruesit te Reels, video të shkurtra të ngjashme me TikTok.

Skeda “Shop”, do të shfaqë rekomandime të personalizuara, zgjedhjet e redaktorëve të kuruar nga kanali @shop, video me blerje dhe koleksione të produkteve të reja.

Të dy skedat e bëjnë më të lehtë për njerëzit që të gjejnë atë që duan në platformë dhe të shkojnë atje menjëherë.

Ndërkohë opsioni që të jep mundësinë të postosh një foto të re në feed-in apo profilin e Instagram-it, tashmë është vendosur në fillim të ekranit, djathtas ose ju mund të hidhni një foto të re në të njëjtën mënyrë si postohet një Story.