Institucionet shtetërore të Kosovës marrin nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin Potok

Picture of INA
INA

15/05/2025

Institucionet shtetërore të Kosovës kanë marrë nën kontroll fabrikën e ujit në komunën me shumicë serbe në veri të vendit, në Zubin Potok

Ministrja në detyrë e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli ka thënë se është ndërprerë veprimtaria ilegale e strukturave paralele në fabrikën e ujit në Zubin Potok, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.

“Kjo fabrikë e ujit është aset kritik për furnizim të sigurt me ujë për mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës në komunat veriore. Andaj, marrja nën kontroll e këtij aseti është çështje e sigurisë, e shëndetit publik dhe e shtrirjes së kontrollit institucional”, shkroi Rizvanolli.

Ajo tha se tani e tutje kjo fabrikë do të menaxhohet nga “KRU Mitrovica”, e cila do të sigurohet që ky sistem jetik të funksionojë sipas standardeve ligjore dhe teknike të Republikës së Kosovës.

“Furnizimi me ujë nuk mund të jetë mjet presioni politik apo kontrolli nga jashtë. Është një e drejtë bazike e qytetarëve tanë, dhe përgjegjësi e institucioneve tona publike që ajo të realizohet në mënyrë të sigurt dhe të barabartë për të gjithë”, shtoi tutje Rizvanolli.

Ajo falënderoi Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe “KRU Mitrovicën” për gatishmërinë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Dy ditë më herët me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë u mbyll po ashtu kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut.

Po kështu, në ditët e fundit janë mbyllur edhe disa zyra që kanë funksionuar ilegalisht në veri të Kosovës, si institucione paralele.

TË FUNDIT

Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË