Instituti IHSPJ e demanton BDI-në: Nuk e keni aq rejtingun

Picture of Ina Online
Ina Online

25/01/2025

Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike i demantoi pohimet e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila në rrjetet sociale u lëvdërua me rezultatet nga sondazhi i fundit ti IHSPJ-së se kanë mbështetje dyfish më të madhe nga të gjithë partitë e tjera etnike shqiptare së bashku, por megjithatë, nuk janë në qeveri, njofton Portalb.mk.

Nga IHSPJ thonë se publikimet e BDI-së në Fejsbukmë 24 janar të vitit 2025 në mënyrë jo të besueshme i transmetojnë rezultatet nga sondazhi i tyre i publikuar dy ditë më parë, më 22 janar të vitit 2025.

“Rezultatet e transmetuara në publikimet e theksuara në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohen si rejtingje partiake dhe nuk mund të merren si bazë për pohim se pjesë e konsiderueshme e mbështet partinë politike BDI”, janë decid nga IHSPJ.

Ata shpjeguan se rezultatet u dedikohen afërsisë së një pjese të të anketuarve me partitë.

“Përqindjet e prezantuara janë nxjerrë vetëm nga një pjesë e të anketuarve (rreth 40 përqind) të cilët fillimisht kanë njoftuar se janë të afërt me ndonjë parti politike. Në pyetjen e ardhshme, vetëm ata të anketuar janë pyetur që ta zgjedhin partinë me të cilën janë të afërt, duke rezultuar me rezultat për afërsi të një pjese të popullatës me partitë, e jo me rezultat për rejting partiak i cili u dedikohet popullatës së tërësishme”, thonë nga Instituti.

Nga atje, ata konsiderojnë se dezinformimi i këtillë i opinionit krijon dëm të drejtpërdrejtë në përpjekjet e shkencëtarëve dhe sektorit civil që të kontribuojnë drejt krijimit të debatit të shëndosh politik të bazuar në dëshmi.

“Është e qartë e theksuar se bëhet fjalë për afërsi me partitë për vetëm një pjesë të të anketuarve, gjithsej 421 të anketuar (diçka mbi 40 përqind nga sondazhi i përgjithshëm), e dhënë e cila nuk është përmendur në publikimet e partisë politike BDI”, thonë nga IHSPJ.

Instituti kërkoi nga aktorët relevant të përmbahen nga përhapja e dezinformatave ndaj opinionit.

Rezultatet nga sondazhi janë qasëse në linkun vijues.

TË FUNDIT

Mexhiti mbështet Kasamin: Nëse ka rrugë me emra nga Rusia dhe Ukraina, pse të mos ketë edhe nga historia shqiptare?

Perinski: Kryetarët e komunave përshëndetën thirrjen e dytë publike për ndarjen e ndihmës financiare për komunat

Valbon Limani, kandidat potenciali VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit

Presidentja Osmani takohet me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog

“Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka

“Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË