Integrimi, Çipa: Shqipëria ka përfaqësim të dobët diplomatik

0

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin Arena në RTV ORA, ka folur në lidhje me procesin e negociatave.

Çipa ka thënë se ai është i shqetësuar, pasi sipas tij vendi ynë ka nivel të ulët përfaqësimi diplomatik.

Çipa: Unë jam i shqetësuar sepse vendi ynë ka nivel të ulët përfaqësimi diplomatik. Unë jam i shqetësuar sepse ka një heshtje dhe një nxjerrje nga axhenda të asaj që konsiderohet platforma që do të përmbyste historinë e marrëdhënieve dhe relacionet shqiptaro-greke të 70 viteve të fundit. Për temat e pazgjidhura në 70 vite. Çfarë bëhet me këtë?