Inteligjenca amerikane konfirmon se Irani e ka hakuar fushatën e Trumpit

Picture of INA
INA

20/08/2024

Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë të inteligjencës.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjenci tjera federale, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se, Irani ka vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane “për të nxitur përçarje dhe për të minuar besimin në institucionet tona demokratike”.

Fushata e Trumpit e ka drejtuar gishtin drejt Iranit më 10 gusht për hakim të mesazheve të brendshme.

Zyrtarë të Iranit i patën hedhur poshtë akuzat.

Burime të afërta me hetimet kanë thënë për CBS News se dyshojnë që hakerët e dyshuar iranianë kanë shënjestruar edhe fushatën e kandidates së demokratëve për presidente, Kamala Harris.

“Komuniteti i inteligjencës është i bindur që iranianët kanë bërë përpjekje për të fituar qasje te individët e lidhur me fushatën presidenciale në të dyja partitë politike”, kanë thënë zyrtarë amerikanë të inteligjencës përmes një deklarate.

“Një aktivitet i tillë, përfshirë vjedhjet dhe publikimin e dokumenteve, ka për qëllim që të ndihmojë në procesin e zgjedhjeve amerikane”.

Hakimi në fushatën e Trumpit është kryer ashtu që njerëzve u ka shkuar një email – me një mesazh që është dukur si e besueshëm, për t’i shtyrë ata që të klikojnë në një link të rremë.

Fushata e Harrisit ka thënë javën e kaluar se ka qenë në shënjestër të një sulmi të tillë, ndonëse tentimet nuk kanë pasur sukses.

Agjencitë amerikane kanë thënë se këto taktika “nuk janë të reja” dhe kanë përmendur që Rusia dhe Irani kanë përdorur këso metoda edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale.

Mbetet e paqartë se çfarë informata mund të jenë vjedhur gjatë hakimit.

Trump ka thënë se hakerët kanë arritur të sigurojnë vetëm informacion publik.

Sipas gjigantit Google, edhe fushata e presidenti aktual, Joe Biden, ishte shënjestruar prej hakerëve iranianë, para se ai të tërhiqej nga gara.

TË FUNDIT
1 ditë
Republikani Dik Çejni përkrah Kamal Harisin: Trump kërcënimi më i madh për SHBA-të
2 ditë
Vendi me shumicë myslimane që po i ndalon mjekrat e gjata
2 ditë
Forbes publikon sondazhin e fundit, Harris kryeson me dy pikë ndaj Donald Trump
3 ditë
Zelenski: Ukraina do të propozojë një plan për t'i dhënë fund luftës
3 ditë
Dosja e FBI zbulon luftën e fshehtë psikologjike të Putinit në Evropë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Republikani Dik Çejni përkrah Kamal Harisin: Trump kërcënimi më i madh për SHBA-të

LEXO MË SHUMË

Dik Cejni

Republikani Dik Çejni përkrah Kamal Harisin: Trump kërcënimi më i madh për SHBA-të

lutje xhami

Vendi me shumicë myslimane që po i ndalon mjekrat e gjata

harris trump

Forbes publikon sondazhin e fundit, Harris kryeson me dy pikë ndaj Donald Trump

zelenski

Zelenski: Ukraina do të propozojë një plan për t’i dhënë fund luftës

Putin

Dosja e FBI zbulon luftën e fshehtë psikologjike të Putinit në Evropë

laborator

Studimi tronditës: Laboratori kinez nga ku doli Covid-19 mund të ketë lëshuar tjetër virus vdekjeprurës

aeroplan

VIDEO: Panik në ajër gjatë fluturimit për në Greqi, udhëtari tenton të hapë derën e avionit

gjermani afd e djathta

Termet politik, fitore e fashistëve dhe katastrofë e pushtetit

avion-f16

Rrëzohet avioni luftarak F-16, humb jetën piloti kryesor ukrainas

INFO

NA NDIQ