Inteligjenca amerikane: Putin, më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën në Ukrainë

Picture of Ina Online
Ina Online

30/10/2025

Një vlerësim i kohëve të fundit i inteligjencës amerikane paralajmëroi se Presidenti rus Vladimir Putin është më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën në Ukrainë dhe për të triumfuar në fushën e betejës, sipas një zyrtari të lartë amerikan dhe një zyrtari të lartë të Kongresit.

Analiza, e cila iu komunikua anëtarëve të Kongresit këtë muaj, tregoi se agjencitë nuk shohin asnjë shenjë se Rusia është e gatshme të bëjë kompromis për Ukrainën, ndërsa Presidenti Donald Trump kërkon të ndërmjetësojë bisedimet e paqes, shkruan NBC News.

Vlerësimi është në përputhje me mënyrën se si agjencitë e inteligjencës amerikane dhe perëndimore e kanë parë qëndrimin e regjimit rus që nga shkurti i vitit 2022, kur Putin urdhëroi një pushtim të paprovokuar të Ukrainës, sipas dy personave të tjerë me njohuri për çështjen.

Por Putini tani besohet të jetë më i përfshirë se kurrë, sipas zyrtarit të lartë amerikan dhe zyrtarit të lartë të Kongresit.

I përballur me humbje të mëdha të trupave ruse dhe pengesa ekonomike në vend, ai është i përkushtuar për të siguruar tokën ukrainase dhe për të zgjeruar ndikimin e vendit të tij për të justifikuar koston njerëzore dhe financiare, sipas vlerësimit të inteligjencës, sipas zyrtarëve.

Në një shenjë të frustrimit në rritje të Trump, javën e kaluar ai anuloi një takim të planifikuar me Putinin në Budapest të Hungarisë, dhe për herë të parë që kur u rikthye në detyrë në janar, ai vendosi masa ndëshkuese kundër Moskës, duke vendosur sanksione mbi dy kompani të mëdha ruse të naftës.

“Thjesht ndjeva se kishte ardhur koha”, u tha Trump gazetarëve, duke i përshkruar sanksionet e reja si “të jashtëzakonshme” dhe duke shtuar se kishte “pritur shumë kohë” për t’i zbatuar ato, por shpreson se “nuk do të zgjasin shumë”.

«Shpresojmë që lufta të zgjidhet», tha ai.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi vlerësimin e fundit të inteligjencës dhe vuri në dukje komentet publike të Trump mbi përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje. (INA)

TË FUNDIT

Detonatorët në Leposaviq ndezin alarmin: Ekspertët paralajmërojnë skenarë destabilizues në veri të Kosovës

Durmishi: Në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi paga minimale është më e ulët se në Maqedoni

Ky rezultat i duhet Kosovës sonte që të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror

Sa numra i ka Glauk Konjufca, ja çka thotë deputetja e VV- së

Clark godet sërish: Isha i përgatitur për çdo sulm që Serbia mund t’ia bënte Kosovës

Kongresi vendimtar i BDI-së: do sjellin risi apo rrezikojnë të shkojnë në histori?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË