Inteligjenca artificiale kërcënon miliona vende pune në Korenë Jugore

Picture of INA
INA

16/11/2023

Gati katër milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen prej inteligjencës artificiale në dy dekadat e ardhshme, ka thënë Banka Qendrore e këtij shteti, në një studim të publikuar të enjten.

Avancimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka nxitur shqetësim global për humbje të vendeve të punës, rritje të sulmeve kibernetike, dhe humbje të kontrollit të sistemeve ndonëse ato janë dizajnuar nga dora e njeriut.
Studimi i ri nga Banka e Koresë, tregon se 3.9 milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen, përfshirë ato të mjekëve, avokatëve, kontabilistëve dhe kimistëve.

“Punëtorët me paga të larta dhe edukim akademik i ekspozohen më së shumti inteligjencës artificiale dhe kanë rrezik më të madh që të zëvendësohen”, është thënë në studim.

Sipas studimit, arsyeja mbrapa këtij argumenti është se inteligjenca artificiale mund t’i përfundojë shpejt detyrat analitike dhe ato kognitive.

Punët që më së paku kanë rrezik nga ky avancim i teknologjisë janë ato në fushat e fesë, të shërbimeve të ushqimit dhe ligjërimit, sipas studimit.

Megjithatë, Banka e Koresë ka tërhequr vërejtje që ndonëse inteligjenca artificiale rrezikon punët aktuale, ajo edhe krijon mundësi të reja për punësim, përfshirë ato në fushën e inxhinierisë për zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemeve. /REL

TË FUNDIT

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit

Ja kush e ndaloi këngën “Mora Fjalë” në stadium, flet profesori i njohur

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

VLEN “Problemet familjare” BDI të mos i shpalosë si tensione ndëretnike

E hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË