Intensifikohen luftimet në Ukrainë, përleshje të ashpra në Donetsk

Ashtu siç kishin paralajmëruar ekspertët dhe autoritetet vendase, gushti solli dhe intensifikimin e luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë.

Përleshje të ashpra mes dy ushtrive janë regjistruar mëngjesin e së martës në zonën e Donetskut, të shoqëruara me bombardime nga ana e rusëve.

Sipas Shtabit të Ushtrisë së Ukrainës, trupat ruse kanë nisur një valë të re sulmesh, raporton A2 CNN.

“Situata në rajon është e tensionuar, bombardimet janë konstante në të gjithë linjën e frontit. Rusët po vijojnë bombardimet, por njësitë ukrainase janë aty për të penguar këto sulme”, shkruhet në njoftimin zyrtar të ushtrisë.