Inter fiton derbin e Italisë, trajnerët: Titulli kampion, ende në lojë

ina-online
ina-online

05/02/2024

Një autogol vendosi fatin e derbit të italisë, i dyti i sezonit. Suksesi është i Inter gjithsesi më meritë pasi ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj Juves si dhe u tregua skuadër më e përqendruar në çdo aksion kolektiv dhe përballje individuale.

Ishte minuta e 37 kur pas disa përpjekjeve të Interit, topi përfundoi në rrjetë por I prekur për herë të fundit nga Federico Gatti. Zikaltrit krijojnë distancën e 4 pikëve me Juven. Edhe pse gjerësisht u komentua si një hap i rëndësishëm drejt trofeut, Inzaghi kërkon të mbajë lojtarët e tij më këmbë në tokë.

“E donim fitoren më të gjitha kushtet. Djemtë bënë më të mirën sepse një skuadre si Juventus, i lejuam vetëm një kundërsulm në 95 minuta. Por kjo është një etapë e një rrugëtimi të gjatë, kemi shumë për të bërë deri në fund, dhe duhet të jemi të zotë të vazhdojmë”, tha Inzaghi.

Juventus bëri një lojë të mirë dhe mbajti ndeshjen në barazpeshë deri në minutën e 95. Ndoshta barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë. Allegri nuk kërkon alibi, por i jep kurajo dhe shpresë futbollistëve të Juves.

“Bëmë një ndeshje të mirë. Objektivi ynë është të jemi në 4 të parat. Kjo humbje nuk duhet të ndikojë në rrugëtimin tonë. Gjatë sezonit skuadrat kanë edhe mungesa në rezultate, por ne duhet të jemi të zotë të menaxhojmë këtë situatë. Duhet të rikthehemi tek fitorja në ndeshjen e radhës”, tha Allegri.

Gara për titull në Itali do të jetë e ashpër dhe Juventus është më e favorizuar pasi të gjitha energjitë do të përqendrohen tek titulli kampion teksa bardhezinjtë nuk marrin pjesë në kupat e Europës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

Pep Guardiola

“I jashtëzakonshëm” – Guardiola tregon lojtarin e Man United të cilin do të donte ta kishte në ekip

xherdan shaqiri

Shaqiri e nis për mrekulli sezonin e ri me Chicagon, momenti kur shënoi nga penalltia

seria-a

Yjet e Serie A që mund të largohen në verë shkaku i ofertave të mëdha

messi inter miami

Messi dhe Suarez dhurojnë spektakël me nga dy gola, Inter Miami me pesë yje përballë Orlandos

luis enrique enrike

Tjetër zëvendësim për Mbappe, Luis Enrique: Mësohuni!

INFO

NA NDIQ