Inter, Gosens: Kam refuzuar Leverkusen, puna ime nuk ka mbaruar tek Inter

Robin Gosens foli për ardhjen e tij tek Interi për “Sport1.de”.

“Leverkusen? Unë fola në telefon me Simon Rolfes dhe patëm një shkëmbim të sinqertë dhe të hapur diskutimesh. I thashë se nuk kam përfunduar ende punën time tek Interi dhe se do të doja të luftoja për vendin tim aty.

Ndihem shumë mirë tani te Interi dhe sigurisht që nuk jam atje kundër dëshirës sime. Jam super i motivuar dhe jam i kënaqur me detyrat që më presin. Por unë jam i kënaqur vetëm kur jam në fushë, ky është objektivi që kam me veten time”, u shpreh anësori gjerman./ h.ll/abcnews.al