Inter Miami i ofron Messit aksione në klub për ta bindur që t’i bashkohet atij

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/04/2023

Inter Miami është i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha vetëm për ta bërë të vetin Leo Messin.

Klubi amerikan po mundohet ta bind yllin argjentinas që t’i bashkohet atij gjatë verës që vjen.

Kampioni i freskët i botës do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit si lojtar i lirë pasi nuk e ka në plan ta vazhdojë kontratën.

Prandaj, klubet tjera janë vënë në gjah duke u munduar ta joshin shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Klubi në pronësi të legjendës angleze, David Beckham është i gatshëm t’i japë aksione Messit, vetëm për ta bindur atë që të përfundojë në ligën amerikane – MLS, njofton mediumi britanik “The Independent”.

Menaxhmenti i Miamit shpreson se do ta bindë argjentinasin që t’ju bashkohet atyre, edhe pse raportohet se lojtari dëshiron të vazhdojë të luajë edhe një vit në Evropë.

Ndërkohë, klubi nga Arabia Saudite, Al-Hilal e ka bërë një ofertë të çmendur për ish-futbollistin e Barcelonës, të cilit ia ka ofruar një rrogë vjetore prej 400 milionë eurosh.

Ndërkaq, edhe Barcelona është futur në garë dhe gjiganti katalunas synon ta rikthejë 35 vjeçarin në “Camp Nou”, prej nga u largua dy vjet më parë si lojtar i lirë. /GE/

TË FUNDIT

Ahmeti: Vendimi djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik – skandaloz, antikushtetues dhe kundër MO-së

Haradinaj takohet me Daniel Serwer, e fton të vijë për të ndihmuar që “Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë”

Stoilkoviq nuk e mbajti fjalën, termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në faqen e ministrisë

Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit

“Është mall babe apo e ke fituar vetë”, Shaqiri: Nuk shoh figurë në BDI që mund ta zëvendësojë Ali Ahmetin

Toshkovski: Po grumbullohen dëshmi shtesë për arratisjen e Artan Grubit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË