Inter, Milan e Juve të irrituara me datat e Kupës së Italisë, zikaltrit në Napoli me Primaveran?

0

Futbolli italian do të rinisë pas ndërprejes 3-mujore për shkak të pandemisë COVID-19 në datat 13 dhe 14 qershor me gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë ndërsa në datë 17, 3 ditë më vonë do të zhvillohet finalja e këtij kompeticioni.

Por pas Milanit edhe Interi e Juventusi kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër për të mos thënë irritimin kundrejt datave të reja për rifillimin e futbollit në Apenine. Skenari që të bën të mendosh se gjysmëfinalet e kthimit dhe finalja e Kupës së Italisdë do të luhen në vetëm 5 ditë po cilësohet si një provokim nga ana e ligës italiane të futbollit klubi më i prekur në këtë mes mund të shkojë në Napoli me skuadrën e të rinjëve duke snobuar përfundimisht Kupën e Italisë në shenjë revolte, pasi zikaltrit duan të fitojnë me çdo kusht një trofe në këtë sezon dhe ky kompeticion është një objektiv mëse i arritshëm.

Interi nuk është i gatshëm që të zhvillojë tre ndeshje që në javën e parë pas rikthimit të futbollit, pasi nëse shkon në finalen e Kupës së Italisë në datën 20 qershor duhet të rinisë kampionatin me ndeshjen e prapambetur ndaj Sampdorias. Sikur të mos mjaftonte kjo dy prej këtyre ndeshjeve janë me eliminim dhe mund të shkojnë edhe në shtesa. Por nëse zikaltrit janë klubi që kanë dalë menjëherë kundër këtij propozimi të qeverisë italiane dhe ligës së futbollit, edhe Juventusi e Milani nuk janë shumë dakort, sepse për dy klubet e mëdha italiane të vendosësh fatet e një trofeu në 3 ditë pas një ndërprerjeje prej më shumë se 3 muajsh nuk është e drejtë. Për më tepër që klubet e impenjuara në Kupë do të jenë të disavantazhuara në aspektin fizik pasi do të kenë shpenzuar shumë energji krahasuar me skuadrat e tjera të Serie A që do të impenjohen vetëm në kampionat.

Top Channel