Inter prezantoi përforcimin e ri (FOTO)

Inter prezantoi armenin Henrik Mikitarian, i cili firmosi kontratën si lojtari i ri i “neroazurëve”.

Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe do të jetë një përforcim i sigurt për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Ky futbollist 33-vjeçar u bë lojtar i lirë dje pasi i skadoi kontrata me Romën, e cila më pas i mundësoi kalimin te Interi.

Ai dikur luajti në Manchester United dhe Arsenal, dhe kaloi tre sezonet e mëparshme në Romë, luajti 117 ndeshje, regjistroi 29 gola dhe 28 asistime.

Mikitarian është në fakt armeni i parë që do të veshë fanellën e Interit.