Interes i madh, shqiptarët të ‘fiksuar’ pas armëve – ekspertët flasin për rreziqet e mundshme!

Picture of Ina Online
Ina Online

18/01/2025

Qytetarët e Kosovës kanë shtuar interesin ndaj armëve, këtë e tregojnë të dhënat e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku vetëm gjatë vitit 2024, janë dhënë mbi 10 mijë leje të tilla.

Ku vetëm, për tre vjet, numri i lejeve të dhëna për mbajtje armësh është rritur për gati tre mijë.

Janë të ndryshme, arsyet që i shtyjnë qytetarët të armatosen, sipas MPB-së, lidhen me pasionet e tyre për shenjëtari dhe gjah.

Vjen të theksohet se, për t’u pajisur me këtë leje, qytetarët duhet të plotësojnë kritere të shumta, përfshirë certifikatat shëndetësore.

Mirëpo, sa rrezik paraqet rritja e lejeve për armëmbajtje për sigurinë publike dhe si është kjo ccështje e rregulluar me ligj?

Shala: Armët mund të përdoren në situata të tensionuara ose të papritura

E në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Së pari, ai u shpreh se lejet për armëmbajtje mund të paraqesin rrezik për sigurinë, në rast se nuk ka një sistem kontrolli.

“Dhënia e lejeve për armëmbajtje për qytetarët mund të paraqesë një rrezik të shtuar për sigurinë publike, veçanërisht nëse nuk ka një sistem të fortë kontrolli dhe mbikëqyrjeje. Armët mund të përdoren në situata të tensionuara ose të papritura, duke shkaktuar rreziqe për jetën dhe pasurinë e qytetarëve të tjerë”.

Po ashtu, Shala tregoi ndikimin që mund të kenë armëmbajtjet e shumta në rritje e krimeve dhe ngjarjeve tragjike.

“Një rritje e numrit të armëve në duar të qytetarëve mund të çojë gjithashtu në rritjen e krimit të dhunshëm dhe ngjarjeve tragjike, si aksidente ose përdorim të armëve në mënyrë të paligjshme.

TË FUNDIT

Valbon Limani, kandidat potenciali VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit

Presidentja Osmani takohet me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog

“Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka

“Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm

Mexhiti: Nuk kemi marrëveshje për ndryshimin e stemës, por po diskutojmë të gjitha çështjet e hapura

Pse nuk guxon të formohet qeveri pa Vetëvendosjen?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË