Interesim i madh për regjistrues për Regjistrimin 2021

Ditëve të fundit është shtuar numri i të interesuarëve për regjistrues rajonal dhe instruktorë për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Vetëm gjatë ditës së parë janë paraqitur 640 kandidatë për regjistrues rajonal dhe instruktorë për regjistrimin që duhet të mbahet në shtator. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, i cili ka shtuar se përgatitjet për fillimin e regjistrimit janë duke u zhvilluar me rritëm të përshpejtuar.

“Në të gjitha 50 rajonet regjistruese kanë aplikuar kandidatë edhe për regjistrues edhe për instruktorë. Konkursi do të zgjasë deri më 5 gusht, pas së cilit do të vijojë testimi i kandidatëve dhe zgjedhja finale që duhet të bëhet më së voni deri më 15 gusht pas së cilës do të vijojë trajnim”, theksoi Arsovski.

Regjistrimi i popullsisë është dashur të mbahet prej datës 1 deri më 21 prill, por u shty pas një takimit në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski. Ata në takimin dy palësh, u dakorduan që regjistrimi të fillojë në 5 shtator dhe të mbarojë më 30 shtator.