Interesim i ulët i personave që janë në izolim për të votuar, vetëm 19 janë paraqitur

0

Personat që ndodhen në izolim për shkak të coronavirusit, deri nesër kanë mundësi të paraqiten për të votuar në zgjedhjet e 15 korrikut.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, rreth 5 mijë persona ndodhen në izolim, ndërsa vetëm 19 prej tyre janë paraqitur për të votuar ditën e hënë, e cila është rezervuar për personat që janë infektuar me COVID-19 dhe që ndodhen në izolim.

Afati për paraqitjen e tyre skadon nesër në mesnatë, por duke pasur parasysh se vetëm 19 persona janë paraqitur, nuk pritet që ky numër të ketë rritje të madhe.

Prej 19 personave, 4 janë nga Shkupi, ndërsa qytetet tjera kanë nga një ose dy votues që janë paraqitur.

Ndryshe, fushata parazgjedhore përfundon më 12 korrik në orën 00:00 kur edhe zyrtarisht fillon heshtja parazgjedhore, ndërsa votimet këtë herë do të mbahen në tre ditë