Interesim “zero” për gazetari!

Picture of INA
INA

24/10/2024

Kurtishi apeloi largimin e menjëhershëm të ndikimeve politike në media, pra pavarësimin e mediave nga qarqe të ndryshme politike dhe ekonomike dhe ndalimin e cezurës, rritjen e pagave nga ana e mediave për gazetarët, futjen urgjente të një lënde për edukimin mediatik në shkollat fillore dhe të mesme, transparencën nga ana e gazetareve në lidhje me raportimet e tyre si dhe Ligj për mbrojtjen e gazetareve nga ana e politikanëve

Anëmsha SHABANI

Shkup, 24 tetor – Derisa dikur në universitetet publike dhe private kishte një interes të madh për studimet në gazetari, komunikim ose marrëdhënie me publikun sot studentët duket se këtë profesion po e kalojnë pa mos e menduar si një profesion të ardhshëm. Numri i maturantëve që regjistrojnë gazetarinë shpesh nuk e kalon as numrin dyshifror në vend. Sipas profesorit universitar Agron Kurtishi, numri i vogël i studentëve që duan të studiojnë gazetari lidhet kryesisht tre arsye kryesore. “E para është mospasja e informacionit për gazetarinë, e cila lidhet me mungesën e një lënde si edukimi dhe socializimi mediatik në shkollat fillore dhe të mesme, e bën të vështirë që nxënësit të kenë njohuri dhe të zhvillojnë interes për këtë fushë, siç ndodh me lëndë të tjera si psikologjia, sporti apo biologjia, pastaj degradimi i profesionit te gazetarit nga ana e pushtetit dhe mediave si dhe e treta arsyeja e tretë është paga e ulët që e kanë gazetarët”, theksoi ai.

Ai për gazetën KOHA tha se nuk ka dyshim që nëse vazhdon me këtë ritëm, tendencat do të jenë negative ne numrin e studenteve.

“Jam në komunikim edhe me universitetet e tjera dhe e di që për shkak të numrit të vogël të studenteve disa universitete kanë mbyllur programet e gazetarisë. Në UNT kemi punuar shumë në përditësimin e programit studimor dhe lëndëve që ofrojmë, kemi përshtatur me teknologjitë digjitale, ‘fake news’, aspektet praktike, kemi një radio studentore, një revistë studentore, pra studentët kanë të gjitha kushtet moderne që kërkon sot tregu si dhe trajnimin e studentëve për dezinformata”, shtoi Kurtishi.

Kurtishi apeloi largimin e menjëhershëm të ndikimeve politike në media, pra pavarësimin e mediave nga qarqe të ndryshme politike dhe ekonomike dhe ndalimin e cezurës, rritjen e pagave nga ana e mediave për gazetarët, futjen urgjente të një lënde për edukimin mediatik në shkollat fillore dhe të mesme, transparencën nga ana e gazetareve në lidhje me raportimet e tyre si dhe Ligj për mbrojtjen e gazetareve nga ana e politikanëve.

Nga ana tjetër Matilda Bakiu, studente e Komunikimit Ndërkombëtarë ka treguar shkaqet për se pse ka zgjedhur të studion gazetarinë. “Unë personalisht zgjodha gazetarinë për pasionin tim. Më pëlqen të mendoj për gazetarinë si një mjet fuqizues që ndihmon në ndriçimin e çështjeve të rëndësishme. Megjithatë, shoh se shumë nga maturantët hezitojnë ta zgjedhin këtë fushë. Një nga arsyet kryesore është se programet e universiteteve dhe syllabuset shpesh janë të vjetra dhe nuk reflektojnë dinamikën e medias moderne. Kjo e bën të vështirë që studentët të ndihen të motivuar dhe të përgatitur për sfidat e reja që sjell ky profesion. Pastaj mungesa e mundësive për të përparuar në karrierë ku shumica e studentëve në gazetari detyrohen të punojnë punë të tjera apo të jenë të pa punë”, tha ajo, duke shtuar se nevojitet një reformë në arsimimin tonë për të ndihmuar brezat e ardhshëm të zhvillojnë aftësi që do t’i përgatitnin për një botë në ndryshim të vazhdueshëm.

Ndryshe, në drejtimin e gazetarisë në Fakultetin Juridik “Justiniani Parë” në Shkup këtë vit janë regjistruar vetëm gjashtë studentë. (koha.mk)

TË FUNDIT

Sulmohet Nikolla Dimitrov: E goditën në shpinë teksa ishte duke bërë pazar

Sela: VMRO-DPMNE erdhi në pushtet me antishqiptarizëm, faktori politik shqiptar në Qeveri nuk bën asgjë

Aggeler: Jam e kënaqur me punën e kompanisë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Vetëm pse bëri shqiponjën në sheshin e Beogradit, arrestohet shqiptari me shtetësi zvicerane

Salihu takim me presidenten zvicerane, ndër të ftuarit në drekën presidenciale në Bern

Kapet njëri nga autorët e vrasjes në Haraçinë, MPB zbulon motivet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË