“Interesimi për votim në ambasadë dhe në konsullatat e Kosovës në Gjermani është shumë i madh. Ndërsa votimi po kalon pa asnjë problem deri tani. Veç sa bisedova me përfaqësuesit e ambasadës së Kosovës”, ka njoftuar gazetari Bahri Cani.
Ambasadori Faruk Ajeti: jemi shumë të kënaqur me votimet dhe ecurinë. Ka dhe njerëz shumë të emocionuar që mund të votojnë jashtë vendit. Janë parë edhe familjarë me lot në sy! Mërgata gjithmonë me vendlindjen.