Interi dhe Juventusi ndahen në paqe në “Derbin e Italisë”

Interi dhe Juventusi kanë luajtur baraz në “Derbin e Italisë” të dielën në mbrëmje me rezultat 1-1.

“Neroazzurrët” erdhën në këtë sfidë pas disfatës së parë në kampionat të pësuar nga Lazio javën e kaluar dhe ishin në epërsi deri në minutën e 88’ të ndeshjes me golin e realizuar nga sulmuesi boshnjak Edin Dzeko në minutën e 17’ të.

Gjatë gjithë ndeshjes skuadra e Simone Inzaghit ishte më konkrete në fushë, derisa ajo e Allegrit nuk arriti që të rrezikonte seriozisht portën e sllovenit Samir Handanovic deri dy minuta para përfundimit të ndeshjes kur akordohet penallti për mysafirët të cilën në gol e ktheu sulmuesi argjentinas Paulo Dybala.

Pas këtij barazimi, Interi ka 18 pikë në vendin e tretë, shtatë më pak se dy liderët, Napolit dhe Milani.

Nga ana tjetër, Juventusi ka mbledhur 15 pikë pas nëntë ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e gjashtë bë renditjen tabelare të Serie-A.