Interi konfirmon interesimin e Unitedit për Onanën

ina-online
ina-online

1 Korrik, 2023

Interi po pret që Manchester United të bëjë një ofertë gjatë ditëve të ardhshme për Andre Onanën, konfirmon drejtori i përgjithshëm, Beppe Marotta.

Marotta gjatë një ngjarje ku është duke marrë pjesë u pyet se ku qëndronin gjërat për portierin Onana.

“Manchester United shprehu një interes të veçantë, por ata duhet të demonstrojnë një propozim gjatë ditëve të ardhshme”, u përgjigj ai.

“Sapo të ndodhë kjo, si Interi ashtu edhe lojtari do të bëjnë një vlerësim të kujdesshëm”.

Kameruni mbërriti si lojtar i lirë verën e kaluar nga Ajax, kështu që çdo tarifë transferimi do të ishte fitim i pastër, duke e bërë atë kandidatin kryesor për t’u shitur.

Inter besohet se po kërkon 50 milionë euro në para të gatshme, plus 10 milionë euro të tjera në shtesa të ndryshme.

Ndërkohë, Nerazzurrët kanë bërë një nënshkrim të ri në sulm, duke sjellë Marcus Thuram si lojtar të lirë nga Borussia Monchengladbach, duke ia vjedhur nën hundët Milanit dhe PSG-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

montella

Montella, trajneri i ri i kombëtares së Turqisë

rumani huligan kosove

Media hungareze thumbon rumunët për Kosovën

kombetarja fitore shqiperi

Fitorja ndaj polakëve e ngjit tri vende Shqipërinë

xherdan shaqiri

I ndodhi e papritura Xherdan Shaqirit

inzaghi

Inzagi del në mbrojtje të Asllanit: Do të bëja sërish zgjedhjet e fillimit

uefa

UEFA dënon ashpër FSHF, shkak janë fizhekzjarret ndaj Polonisë

Amir-Rrahmani-600x360-1

Amir Rrahmani u detyrua ta lëshoj fushën i lënduar

CHelsea

Pronarët e Chelseat duan të përgjysmojnë shpenzimet e pagave në ekip

Hakim-Ziyech

Hakimi nuk ka dyshime për “yllin” e futbollit që meriton Topin e Artë

INFO

NA NDIQ