Interi mbush 111 vjeç, e themeloi një shqiptar nga Çamëria

0

Sot skuadra e Interit mbush 111 vjeç dhe klubi zikaltër ka uruar të gjithë tifozët e tij për këtë ditë të shënuar duke postuar në rrjetet sociale për të ndarë gëzimin me fansat e shumtë.

“Kanë ndryshuar njerëzit. Heronjtë e një nate dhe ëndrrat e një sezoni. Kanë ndryshuar kufijtë tanë dhe horizonti ynë. Edhe vetë historia jonë ka ndryshuar, sepse kur është unike, bëhet legjendë. Po, Interi ynë. E vetmja gjë e qartë që kemi nga ajo natë e 9 marsit të vitit 1908. E vetmja gjë që nuk do të ndryshojë kurrë,” shkruan klubi zikaltër.

Por Interi është edhe pak shqiptar. Gjon (Giovanni) Parathimioti, shqiptari nga Çamëria, ishte një ndër themeluesit e klubit zikaltër dhe presidenti i parë i tij. Nuk shkonte në ndeshjet e Interit në stadium sepse i kishte dalë nami si ters për ekipin, derisa një ditë, shkon i maskuar dhe Interi fiton, me Paramithiotin që i jep fund kështu reputacionit të tij si tersndjellës.

Gjithsesi aventura e tij në krye të klubit zikaltër nuk zgjat shumë, pasi shtatë muaj më pas, mazhoranca zvicerane e bordit drejtues, zgjodhi njërin prej tyre si president, Etore Shtraus.

🎂 Happy Birthday to us!🤳🏻 Reply with a photo of you in the Nerazzurri colours and don't forget to tag @Inter and use #1nter1st1⏪ + 111 years 👏

Gepostet von Inter am Freitag, 8. März 2019