Interi ka arritur të triumfojë minimalisht në “San Siro” në derbin e Italisë kundër Juventusit. “Zikaltërit” e Simone Inzagit kanë qenë pothuajse totalisht dominues përballë “bardhezinjve”, ku nuk kanë lënë aspak hapësira për ta dhe kanë sulmuar shumë portën e tyre.
Goli i ndeshjes erdhi gjatë pjesës së parë, ku në minutën e 37’ ishte autogoli i Gatit, i cili zhbllokoi shifrat. Kaq ka mjaftuar për t’i dhënë Interit tre pikët, edhe pse gjatë sfidës kanë tentuar shumë herë për të shënuar të dytin dhe të sigurisë.
Me këtë fitore, Interi tashmë renditet në krye të tabelës së Serie A me 57 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e dytë me 53 pikë.
https://nvcplayer.crazyvidup.com/player/html/IBEfDGm42GgAR?popup=fromblocked&autoplay=1