Interi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi të martën mbrëma mposhti Parmën 2:1 në “Giuseppe Meazza”.
Por zikaltërit nuk e kishin të lehtë ashtu siç pritej me skuadrën që garon në Serie B.
Madje, Interi e gjeti veten në disavantazh në minutën e 38-të, kur Stanko Juriq realizoi për mysafirët.
Skuadra e Inzaghit e gjeti golin e barazimit dy minuta para fundit, kur Lautaro Martinez realizoi për 1:1.
Kualifikimin tutje, Interit ia siguroi mbrojtësi Francesco Acerbi në minutën e 110-të.
Tek Interi, 120 minuta kompletoi mesfushori i talentuar i Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Në çerekfinale, Interi takohet me fituesin e ndeshjes Atalanta – Spezia.